Gjykata e Larte ne kolaps nga vendet vakante
Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte futen ne kolaps. Shkak jane bere vendet vakante ende te paplotesuara. Dje do te gjykohej procesi gjyqesor numer akti 6/10 ndaj shtetasit Ilir Kumbaro me kerkues Prokurorine e Pergjithshme. Ne baze te nenit 16 te ligjit Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise Kolegjet e Bashkuara gjykojne vetem kur ne to marrin pjese jo me pak se dy te tretat e te gjithe gjyqtareve te Gjykates se Larte qe do te thote jo me pak se 12 anetare te saj. Shkak per marrjen e vendimit te shtyrjes se kesaj ceshtjeje por edhe te nje tjeter ceshtjeje te rendesishme te Kolegjeve te Bashkuara ashtu sikurse u deklarua edhe ne seance nga Kryesuesi i Trupes se Gjyqtareve te Gjykates se Larte eshte bere mosfunksionimi me trupe te plote gjyqesore te Kolegjeve te Bashkuara per arsye te vendeve ende te paplotesuara me tre anetare te Gjykates se Larte pamundesise se pjesemarrjes se Kryetares se Gjykates se Larte dhe Kryetarit te Kolegjit Penal te kesaj gjykate per arsye shendetesore si dhe pengeses ligjore te dy anetareve te tjere te kesaj gjykate per te marre pjese ne shqyrtimin e ceshtjes se lartpermendur bazuar ne nenet 15-17 te Kodit te Procedures Penale tha Ida Vodica shefja e Marredhenieve me Publikun dhe Median ne Gjykaten e Larte. Sipas saj Gjykata e Larte funksionon me nje perberje prej 14 gjyqtaresh dhe si pasoje e rasteve te siperpermendura Kolegjet e Bashkuara nuk arriten te formonin kuorumin e nevojshem per te shqyrtuar ceshtje te cilat kane rendesine e tyre teper te vecante ne Unifikimin e Praktikes Gjyqesore.
Disa jave me pare Kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj i shkroi krereve te shtetit Presidentit Kryeministrit dhe Kryetares se Kuvendit per plotesimin e vendeve vakante pasi po paralizonin punen e kesaj gjykate. Ajo shkruante se vendet vakante dhe mosndryshimi i disa ligjeve te rendesishme te gjyqesorit ka sjelle qe Gjykata e Larte te jete e mbingarkuar me gjykimin e ceshtjeve nga me te thjeshtat deri te me te komplikuarat te shmanget nga qellimi saj kryesor qe eshte gjykimi i ceshtjeve vetem per shkaqe ligjore dhe te zbehet kompetenca e saj kushtetuese per unifikimin e praktikave gjyqesore. Ne Gjykaten e Larte vijne mesatarisht 4050 ceshtje ne vit nga te cilat shqyrtohen rreth 2680 dhe numri i mbartjeve vjetore shkon ne 1370 ceshtje. Gjykata e Larte vazhdon gjykimin e ceshtjeve te vendosura ne radhe dhe te mbartura qe nga viti 2007-2008.