E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika e Obames per Guantanamon peson goditjen e pare

Gjykimi

Politika e Presidentit Obama per gjykimin ne gjykata civile te te dyshuarve te mbajtur ne qendren e ndalimit ne Guantanamo Bay duket se ka pesuar goditjen e pare. Nje gjykate federale ne Nju Jork e shpalli fajtor te dyshuarin e pare te transferuar nga Guantanamo me akuzen per konspiracion ne lidhje me sulmet me bomba te Al-Kaedes ne ambasadat amerikane ne Kenia dhe Tanzani ne vitin 1998. Ahmed Khalfan Ghailani nje shtetas i Tanzanise u lirua nga disa dhjetera akuza per vrasje dhe terrorizem. Korrespondenti i BBC-se ne Uashington Iain Mackenzie thote se per Ghailanin ishin ngritur 281 akuza perfshi edhe ate per vrasje dhe perpjekje per vrasje. Juria e shpalli Ahmed Ghailanin fajtor vetem per akuzen e bashkepunimit per demtimin e ndertesave dhe prones shteterore. Gjykata hodhi poshte nje mori deshmish kunder Ghailanit te cilat ishin siguruar nga CIA ne te ashtuquajturit burgje te zinj - apo qendra te paautorizuara ndalimi jashte territorit te Shteteve te Bashkuara. Ndaj Ahmed Ghailanit u perdoren teknika te tepruara per marrjen ne pyetje disa prej te cilave u konsideruan se ishin shume prane kategorizimit si torture. Verdikti pritet te shihet si nje goditje e rende per administraten Obama dhe premtimin per ti gjykuar te dyshuarit e Guantanamos ne gjykata civile. Tani zyrtareve do tu duhet te shqyrtojne masat e metejshme por mundet qe burgu i debatueshem te qendroje hapur edhe per ca kohe thote korrespondenti i BBC-se ne Uashington Iain Mackenzie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›