Politika e SHBA-së në Ballkan nuk ndryshon

Ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby ka vlerësuar se politika e SHBA-së në Ballkan nuk ndryshon, pavarësisht nëse në zgjedhjet presidenciale do të fitojë presidenti aktual Barack Obama ose sfiduesi i tij republikan Mitt Romney.
“Interesat e SHBA-së nuk do të ndryshojnë. Neve na intereson stabiliteti në rajon dhe do të donim që të shohim zgjidhjet të cilat do të përfshijnë edhe Kosovën”, ka thënë Kirby, siç transmeton RTK.