Veseli: Dëmtuesit e shtetit nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë
_752132.jpg)
Ish kreu i ShIK-ut, i cili ditë më parë edhe zyrtarisht iu bashkëngjit PDK-së, në këtë intervistë, gjithashtu ka folur edhe për korrupsionin, duke thënë se duhet më tepër angazhim kundër korrupsionit, por jo nëpërmjet zhurmave që kanë tentativë t’i mbyllin aferat e tyre korruptive.
“Është mirë të rritet përgjegjësia e individit, respekti i institucioneve dhe ta shohim tërësinë e angazhimeve tona në kuadër të institucioneve, ashtu siç e kemi edhe tani. Ne do ta çrrënjosim hap pas hapi këtë shëmti, por kjo shëmti çrrënjoset nëpërmjet një angazhimi më serioz dhe me një vendosmëri më të madhe institucionale, por jo nëpërmjet zhurmave që kanë tentativë t’i mbyllin aferat e tyre korruptive”, ka thënë Veseli.
Duke folur për presidenten e vendit Atifete Jahjagën, Veseli e ka lavdëruar punën e saj, duke thënë se ajo është duke e kryer punën e vet në mënyrë dinjitoze.
“Ajo është duke e kryer punën e vet në mënyrë dinjitoze, është duke e përfaqësuar Kosovës denjësisht dhe është duke e bërë punën e vet, të cilën duhet ta bëjë deri në momentin që duhet t’i skadojë mandati saj institucional”, është shprehur Veseli.
Veseli, ka folur edhe për marrëdhëniet e Kosovës me vendet fqinjë, duke thënë, se sa i përket Shqipërisë, në kuptimin human,i sheh si raporte vëllazërore, ndërsa në kuptimin politik raporte të fqinjësisë së mirë me një shtet të pavarur, i cili është një vend stabil, që po bëhet çdo ditë e më mirë.
Ai është shprehur i gatshëm për normalizimin e marrëdhënieve edhe me shtetin serb, duke kërkuar që shqiptarët në pjesën e Kosovës Lindore, të kenë të drejta dhe të trajtohen të barabartë dhe në mënyrë të dinjitetshme. Ndërkaq ka shtuar se Serbia e ka obligim që t’i trajtojë mirë shqiptarët atje, ashtu siç ne jemi duke i trajtuar serbët këtu.