Politika e re e jashtme, kryeturpi i Ramës
Edi Rama improvizon me diplomacinë e partnerëve strategjikë të brendshëm dhe të jashtëm, siç bënte Enver Hoxha me Ar-miq të brendshëm dhe të Jashtëm. Brenda disa muajve Edvini ka ndryshuar disa herë konceptin për politikën e jashtme, duke iu rikthyer politikës neobllokmene me miq personalë e armiq perëndimorë. Deri më sot asnjë fjalë për partnerin e vërtetë strategjik për shqiptarët, asnjë fjalë për SHBA-në
Rama: Prisni shtatorin sa të vijë Venizellos në Tiranë e ta marr vesh politikën time të jashtme
Njohuritë e mangëta të Edi Ramës në politikën e jashtme janë të ditura. Kryeministri i ardhshëm i së majtës, Edi Rama po improvizon bujshëm duke luajtur bllofe qesharake sa më partnerë strategjikë të brendshëm aq dhe partnerë të Jashtëm. Kjo konfirmohet edhe në intervistën e parë që Edi Rama dha në Tiranë pas vizitës në Itali, Turqi e Greqi, në të cilën i bëri të tre shtetet partnerë strategjikë dhe duke mos thënë një fjalë për Shtete e Bashkuara të Amerikës, me të cilën kemi një bashkëpunim të vërtetë strategjikë.
Më 19 shkurt të këtij viti, kryeministrit i shtatorit Edi Rama bëri një intervistë me “Radio Radicale-n” në Itali, në të cilën foli për herë të parë për politikën e Jashtme të Shqipërisë në prizmin e “Rilindjes”. Edi Rama pyetjes “nëse do te vini në pushtet do të ketë ndryshime në politikën e jashtme socialiste”, iu përgjigj: “Unë besoj që praktikisht nëse ka një gjë e cila ka nevojë të konsolidohet dhe jo të ndryshohet, është politika jonë e jashtme. Është një gjë një veprimtari që e kemi bërë mirë gjithmonë”. Pra, konsolidim dhe jo ndryshim, pasi në këtë veprimtari jemi të gjithë njëmendje.
Ndërsa dje, Edi Rama e hodhi poshtë këtë pohim, duke thënë se, “në funksion të partneritetit strategjik, që shtrihet mes Italisë, Turqisë e Greqisë. E po ashtu me vetëdijen se në marrëdhëniet bilaterale me këto vende Shqipëria në vite nuk ka bërë sa duhet dhe nuk ka punuar si duhet për shqiptarët dhe gjeneratat që vijnë”. Me një fjalë, Edi Rama po gënjente në pohimin e parë apo po thotë të vërtetën në rastin e dytë.
Padyshim, Edi Rama është i paqartë dhe me hije në politikën e jashtme, edhe pse ka siguruar ftesat e tre vendeve që dëshironin ta testonin kryeministrin e ri. Nuk dihet sesi e kanë vlerësuar në planin e liderishipit. Por një gjë është e sigurt, ata do ta testojnë shumë shpejt kryeministrin e ri për “besnikërinë” dhe partneritetin e tij strategjik. I pari që do ta testojë do të jetë ministri i Jashtëm grek Venizellos, i cili do të jetë i pari që do të vizitojë vendin tonë pas marrjes së detyrës nga ana e Edi Ramës. “Me Greqinë, siç dihet, është një periudhë që duhet të kapërcehet mes dy vendeve dhe ne jemi të përgatitur për ta kapërcyer këtë moment dhe të hapim një kapitull të ri, pasi marrëdhëniet shkuan në vitet e fundit në nivelin më të ulët”, u shpreh Edi Rama mbrëmë gjatë një interviste televizive. Por as Edi Rama dhe as ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk ka ndonjë shprehje publike rreth përgatitjes për të kapërcyer “ylberin” me Greqinë. Madje, Edi Rama bëri as publike çfarë bisedoi në Greqi me kryeministrin Samaras dhe ministrin e jashtëm grek Venizellos.
Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: politika e jashtme e Ranës u nis në mënyrë të turpshme në momentin që bëri ministër të Jashtëm, pinjollin e ish-Bllokut, Ditmir Bushatin. Ministri i jashtëm i Ramës ka meritën e keqe që njollosi liberalizimin e vizave me lobimin e tij kundër në Bruksel, ku deklaronte për eksode dhe dokumente biometrikë fallso nga Shqipëria. Në bisedën kokë me kokë me homologun grek Ditmir Bushati mund të bisedojë edhe për kohën që ka kaluar në Athinë, në kuadër të programit Tempus. Ndërsa Edi Rama do mund të shpjegojë përse ishte në Greqi në ditët e lëvizjes së Dhjetorit ’90.