E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra/Niko Peleshi, njeriu që duhet ta kenë frikë gjithë qytetarët e këtij vendi

08-08-2013 / Nga Vepror Hasani

Zoti Kryeministër i ardhshëm, Edi Rama, që zotin Peleshi e hoqët nga Korça dhe e morët në Tiranë kjo është një gjë mjaft e mirë për të, dhe besoj e parëndësishme për Korçën ngaqë ai do t’i mungojë këtij qyteti edhe për ca kohë. Që e hoqët nga detyra e kryetarit të bashkisë dhe e morët si zëvendësin tuaj, nuk di të them nëse bëtë mirë për Tiranën dhe për Qeverinë, sepse kjo mbetet që të shihet, por sa për Korçën jam i bindur që këtij populli i keni bërë një të mirë të madhe që nuk ka për t’jua harruar kurrë, veçanërisht ajo pjesë e popullsisë që i përket besimit mysliman. Pse e them këtë, po jua shpjegoj më poshtë.
     Ai është njeriu që i urren myslimanët/Ju ndoshta nuk e dini, që ai është njeriu që i urren myslimanët, sepse po ta kishit ditur, sot ai ndoshta nuk do ta kishte statusin e njeriut të preferuar nga ju dhe për rrjedhojë nuk do të ishte as zëvendësi juaj, sepse një zëvendës ose duhet të jetë i ngjashëm me shefin, ose duhet të jetë komplementar me të. Por kjo pak rëndësi ka, ndoshta ai ka vlera të tjera që ia njihni vetëm ju. I rëndësishëm mbetet fakti se që nga dita e ardhjes së tij në krye të bashkisë, z. Peleshi  nuk bëri gjë tjetër, veçse në heshtje të plotë e shpalli  këtë institucion shtetëror si institucion fetar ortodoks. Në bashkinë e qytetit të Korçës u punësuan vetëm njerëz të besimit të përmendur më sipër dhe tek-tuk ndonjë i besimit mysliman, “sa për të prishur syrin e keq”, ose, sa për të krijuar një dekor, se ndryshe nuk do ta kishte të lehtë. Nuk e besoni? Atëherë, meqenëse tani e keni në krah të djathtë, mund ta pyesni, sa myslimanë të punësuar ka përballë numrit total të të punësuarve në bashki. Pyeteni sa prej drejtorive të bashkisë drejtohen sot nga intelektualët myslimanë. Ua them unë, vetëm 4, kur numri i drejtorive që ka kjo bashki është disa here ose shumë herë më i madh. Sigurisht, nuk është gjë e këndshme të shkruash për tema të tilla, që flasin për ndarje mes myslimanëve dhe ortodoksëve, por fatkeqësisht nuk na ka mbetur rrugë tjetër, sepse në këtë gjendje e katandisi ai institucionin që iu besua nga qytetarët e Korçës.
Instalimi i kësaj praktike-ndyrësi/Shqetësimi i banorëve të Korçës është i madh përsa i përket “privatizimit” që i është bërë Bashkisë nga ana e z.Peleshi, por deri më tani zemërimi ka qenë i heshtur sepse shqiptarët asnjëherë nuk kanë dashur t’i fryjnë zjarrit të dasive fetare, por siç e theksuam edhe më lart, ja që zëvendësi juaj e ka shndërruar këtë gjë në një fakt të kryer. Shqetësimi ka ardhur gjithnjë në rritje, sepse edhe myslimanët kanë djem e vajza që dëshirojnë t’i punësojnë në institucionet e shtetit të tyre, kanë edhe nuse edhe dhëndurë, kanë edhe motra dhe vëllezër, por që askush prej tyre të mos ketë fatin të punojë në një nga këto zyra, por të veçohen sikur t’i përkasin një kombi tjetër, kjo jo vetëm që është fyese dhe diskriminuese, por edhe revoltuese në të njëjtin kohë, madje instalimi i një praktike të tillë është turp dhe ndyrësi bashkë. Kjo gjë nuk mund të ndodhte në qytetin e Korçës edhe për një arsye tjetër: popullsia myslimane përbën shumicën e këtij qyteti dhe ai nuk duhej të kishte guximin të ndërmerrte një hap të tillë. Tashmë janë të shumtë ata që mendojnë se ka ardhur kohë të ngrejnë zërin dhe të mos heshtin, ashtu siç kanë bërë deri më dje, duke shpresuar se punët do të rregulloheshin, por ndërkohë kuptuan se kjo gjë kishte qenë një strategji e Kryetarit të Bashkisë Korçës, z. Niko Peleshi 
Nëpërkëmbja e myslimanëve, strategji/Nëpërkëmbja e myslimanëve, strategji. E themi që ishte dhe mbetet një strategji e z. Peleshi, sepse urrejtja e tij ndaj myslimanëve nuk fillon me ato që renditëm më sipër dhe mbaron kurrsesi vetëm me ato. Gjatë fushatës elektorale për kryetar bashkie ai u ndal edhe te myftinia e Korçës. Vizita e tij atje, kishte pasur vetëm një qëllim: të rrëmbente votat e myslimanëve, ose më saktë t’ua vidhte ato përmes mashtrimit, ashtu siç di të mashtrojë vetëm ai. I shoqëruar nga shtabi elektoral, ai i premtoi Myftiut, Hazhi Qazim Muçi se do ta ndërtonte sahatin që themeluesit e qytetit të Korçës e kishin ndërtuar në oborrin e xhamisë, dhe jo vetëm kaq, z. Peleshi i tha Myftiut se për ngritjen e sahatit edhe fondet i kishte bërë gati prej kohësh. Ai i tha Qazim Muçit se shumë shpejt do të fillonin nga puna dhe po kaq shpejt do ta shihte sahatin të rindërtuar, por që nga ajo ditë e deri më sot ka rrjedhur shumë ujë, ndërsa atë punën e sahatit e ka harruar sepse as që e kishte patur ndërmend ndonjëherë ndërtimin e tij. Ndoshta së shpejti do të trokasë sërish në derën e Myftinisë së Korçës, por nuk e dimë a do të jetë i mirëpritur nga myslimanët. Ndoshta ai gjithnjë ka menduar se bashkia është një pronë private e tij dhe me të mund të bëjë ç’të dojë  Dhe në të vërtetë nuk i doli keq; u shpërblye me postin e zëvendëskryeministrit të Shqipërisë!
Ai është njeriu që nuk dëshiron t’ua dëgjojë emrin myslimanëve/Po, ky zotëri nuk dëshiron t’ua dëgjojë as emrin myslimanëve. Pse e themi këtë? Nga rreth 281 rrugë që ka qyteti i Korçës, vetëm 56 prej tyre mbajnë emra që i përkasin personaliteteve të komunitetit mysliman, ndërsa 197 emra të tjerë i përkasin besimit ortodoks, kurse 28 emra të tjera sjellin ngjarje historike  si “Kongresi i Përmetit”, “Konferenca e Labinotit”, “Kryengritja e qershorit” etj., dhe kjo e fundit është një gjë e mirë. Por, pse vetëm 56 emra për komunitetin mysliman? Përse të mos kishin më shumë dhe në raport të drejtë me numrin e popullsisë, meqenëse myslimanët përbëjnë shumicën? Mos vallë komunitetit mysliman i mungojë intelektualët, heronjtë dhe personalitet? Sigurisht që jo. Atëherë cila është arsyeja? Përgjigjja është një dhe vetëm një: Zoti Peleshi i urren myslimanët, ai nuk i dëgjon dot as emrat e tyre. Dhe e keqja nuk përfundon këtu. Ai edhe mes heronjve të besimit mysliman dhe atij ortodoks ka bërë ndarjen më fyese të mundshme që mund të pjellë mendja e njeriut. Emrat e personaliteteve myslimanë i gjen në lagjet e myslimanëve dhe emrat e personaliteteve ortodokse vetëm në lagjet ortodokse, tek-tuk ndonjë përzierje sa për t’u hedhur hi syve të njerëzve. Zoti Peleshi vallë e di atë thënien lapidar të Pashko Vasës: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Zoti Peleshi dhe zëvendësi juaj, zoti Rama vallë e di që edhe në luftë ata, (ortodoks dhe myslimanë), ishin bashkë dhe nuk luftonin veç e veç. Kur vritej një ortodoks, nuk prisnin të vinte një ortodoks tjetër, që ta merrte në krahë e t’i jepte ndihmë. Ja, ky është zëvendësi juaj që ju do ta keni në krah të djathtë dhe vetëm ju e dini për çfarë vlerash i ofruat postin 
     Ai di vetëm të urrejë/Ai di vetëm të urrejë. Po, edhe kjo është mëse e vërtetë dhe nuk ka si të bëhet ndryshe. Gjatë gjithë mandatit të tij shtroi me kalldrëm vetëm lagjet e ortodoksëve nën pretendimin se lagjet e “Varoshit” janë lagjet më të vjetra të qytetit të Korçës. Mashtrimi më i madh s’ka s’i bëhet. Përveç Kasabasë, mor zotëri, nuk ka asnjë lagje tjetër më të vjetër në Korçë. Dhe ndërsa sot në lagjet e ortodokseve nuk ka mbetur asnjë pëllëmbë vend pa u asfaltuar dhe pa u shtruar me kalldrëm, në lagjet e myslimanve investimet kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten minimale. Por fondet nuk u krijuan vetëm nga taksat e ortodoksve, zoti kryetar i bashkisë, por nga gjithë banorët e qytetit të Korçës, dhe ato duhet të investoheshin në përpjestim të drejtë, si në njërën anë të qytetit, ashtu  dhe në anën tjetër të tij, dhe jo ca të nënës dhe ca të njerkës. Sigurisht, këto të gjitha mbeten çështje të Prokurorisë, nëse ekziston ende shteti, atëherë ai duhet të hetohet; gjithë veprimtaria e tij është urrejte dhe përçarje, dhe nëse nuk ndodh kështu, atëherë qenia e tij si zëvendëskryeministër do të jetë e rrezikshme jo vetëm për Tiranën, por për gjithë vendin, pasi njerëz të tillë janë të aftë të mbjellin vetëm përçarje.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›