“Skandali Ruby”, Prokuroria: 6 vite burg për Silvio Berluskonin
ITALI- Prokuroria e Milanos ka kërkuar 6 vite burg për Silvio Berluskoni, në lidhje me skandalin erotik, “Ruby”, ku ish-kryeministri italian është i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni me persona minorenë.
"Kërkojmë gjashtë vjet burg për Silvio Berlusconin", deklaroi prokurorja Ilda Boccassini, e cila kërkoi gjithashtu që i ashtuquajturi ''kavalieri'' të ndalohej përgjithmonë nga çdo funksion publik
Prokurorja Boccassini deklaroi në sallën e gjyqit, se pas hetimeve telefonike është zbuluar se Berlusconi, ka derdhur 4,5 milioni në llogarinë bankare të marokenes, Ruby.
“Cështja Ruby” shpërtheu pas publikimit të disa fotove në mediat italiane ku shfaqej kryeministri i tyre në shoqërinë e vajzave të reja mes të cilave dhe Ruby, vajza marokene e cila ishte minorene në periudhën kur mendohet se ka qenë një ndër të ftuarat e Berlusconit.
(e.m/BalkanWeb)