E Diel, 1 Nëntor 2026

Politika, homazhe ne nder te presidentit te Top-Medias

Perfaqesues te klases politike dhe drejtues te larte te Tiranes zyrtare kryen dje homazhet e fundit ne nder te presidentit te Top Medias, Dritan Hoxha, i cili humbi jeten ne nje aksident rrugor. Keshtu, deputete, drejtues te partive politike si dhe presidenti Topi ishin dje prane familjes Hoxha per te shprehur ngushellimet e tyre per kete humbje tragjike. Ne ambientet e Top Channel, ku zhvilloheshin homazhet ne nder te Dritan Hoxhes shkoi dhe Presidenti Topi, i cili ngushelloi familjaret e Hoxhes, nenen, gruan dhe femijet, si dhe te gjithe te afermit, miqte dhe ata qe punuan se bashku me Dritan Hoxhen per vite me radhe. "Humbja e presidentit te Top-Medias, nuk eshte vetem humbja e familjareve te tij, por e te gjitheve. Me humbjen e Dritanit, Top Media humbi themeluesin dhe promotorin energjik e vizionar te saj, ndersa nena, bashkeshortja e femijet, njeriun e tyre me te shtrenjte", u shpreh Topi. Nderkohe ne pamundesi per te zhvilluar homazhet prane trupit te pajete te Hoxhes, Kryeministri Berisha dergoi nga Berati, ku vijoi turin e tij mesazhe ngushellimi per te dy familjet qe humben njerezit e tyre ne aksidentin tragjik ne nje nga rruget kryesore te Tirane. "Shfrytezoj rastin per t'i shprehur ngushellimet me te sinqerta, simpatine dhe solidaritetin tim, dy familjeve qe humben njerezit e tyre me te dashur ne nje aksident tragjik. Uroj qe te gjejne force per te perballuar kete dhimbje kaq te madhe", u shpreh Kryeministri Berisha. Por, pjese e ketyre homazheve ishin dhe ministra e deputete te djathte. Nderkohe qe nuk munguan dhe kreu i PS-se, Edi Rama dhe ligjvenes socialiste. Ne mesazhin e tij ngushellues, derguar familjes Hoxha, kryetari Rama shkruante se "vdiq nje njeri nga ata qe bejne histori. Tani i Topit arriti i vetem per 7 vjet ate qe vendeve si Shqiperia u duhen 70 vjet per te arritur".

O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›