Politika ka ngecur në batak
Të gjithë e kuptojmë dhe jemi njëzëri dakord, se politika tashmë ka rënë në një batak të pakuptimtë, që vërtitet rreth narcizmit të padronëve të saj dhe servilizmit të tyre ndaj të huajve, që kjo politikë infatile dhe pa moral e dinjitet human, i ka pagëzuar si ndërkombëtarë dhe i ka pajisur e statusin e zotërve të shtëpisë. E ashtuquajtura Politikë e Tiranës zyrtare nuk ka më se çfarë ti thotë shoqërisë shqiptare, për faktin sepse kjo shoqëri, tash pas dy dekadave, gjendet në një udhëkryq më të trishtë e më të rëndë se para fillimit të viteve 90. Gremisja e saj, po kërkon forca serioze, që të bëjnë të mundur ndaljen e saj. Kjo përbën emergjencë, kjo përbën detyrën më atdhetare që, Atdheu ynë kërkon sot. Per hir të kësaj kanosjeje, nuk mungojnë as thirrjet për bashkim pa dallim bindjes e krahinash, por kaq nuk mjafton. .. Bashkimi i shqiptarëve, në këto kohë zymtësie, kërkon të përbashktën që na bën të gjithëve bashkë. ..!
Simbolet tona kombëtare, si flamuri e shqiponja, ngjyrat kuq e zi, janë në thellësitë e shpirtit dhe të zemrës së çdo shqiptari dhe nuk mjaftojnë thirrjet, çirrjet dhe përgjërimet për to, apo valëvitja e tyre në majë shtizash e dyfeqesh, kur jetën e shqiptarëve e ka mbërthyer kërcënimi i ekzistencës dhe mjerimi si pasojë e një padrejtësie shoqërore ekstreme. Beteja e përbashkët për drejtësi shoqërore, do të ishte ilaçi i domosdoshëm për të shëruar përçajen dhe ndarjen e shqiptarëve mes vetes. Këtë do të ishte mirë ta bënte politika! Por, cila politikë? A mundet ky llojë morali dhe kjo politikë e pamoralshme, të luftojë padrejtësinë, që e ka mbjellë vetë ajo?!
Tashmë, edhe vetë ata që e quajnë veten se janë anëtarë të kësaj apo asaj partie, duhet të reflektojnë pas këtij meditimi dhe, pritjeje kaq të gjatë, se a janë vërtetë pjesë e tyre, me të drejta e detyra siç ndodh kudo, kur je pjesë e një familjeje, partie apo çfardo grupim tjetër qoftë. Nuk mund të jetë pafundësisht një abuzim dhe tallje e tillë, ku flitet në emër të tyre, kur bëhen ligje për një klikë që janë komplet jashtë morali e llogjike, ku gllabërohet gjithçka e nuk bëhet asgjë nga ato që thuhen në fjalët e bukura të tyre e të quajtura programe. Shumica e tyre nuk janë as anëtarë, përderisa nuk u dëgjohet as më i vogli sugjerim, pa pyetur se për hallet e shumta që kanë nuk mendon askush nga ata që kanë në dorë fatin dhe jetën e njerëzve. Pas 20 vjetësh, duhet të jemi ftilluar dhe bindur, se partitë janë bërë klane e klika të pështira, që merren me punë që mbajnë erë të keqe. Kjo nuk përbën asnjë faj të anëtarësisë, veçse fyerje dhe ofezë, abuzim dhe ndjesi e njeriut të përdorur në mënyrën më primitive dhe më qesharake. Ndërsa për një popull e shoqëri të tërë të braktisur e të lënë në harresë, është e pafalshme qëndrimi i fjetur e i përgjumur, letargjia e pakuptimtë dhe pritja e pashpresë. Alarmi, kërkon tí drejtohet shoqërisë shqiptare, për zgjim e ndërgjegje të shëndetshme, për emancipim dhe të kuptuarit e thellë të organizimit shoqëror, në radhë të parë dhe realisht si organizim i vërtetë politik, ku produkt i saj të jetë shteti dhe pushteti për njeriun, për qytetarin.
Këta soj politikanësh, alla demokratikas apo gjoja socialistë, nuk njohin gabime e dështime, as nuk i shohin plagët e rënda dhe korrupsionin e tyre, papunësinë dhe pasigurinë, shkeljen e të drejtave njerëzore dhe krimin që godet pamëshirshëm të pafajshmit dhe të pambrojturit, krizën e gjithanshme që rëndon mbi kurrizet e sfilitura të masës së gjerë të shtresave më të nëpërkëmbura të shoqërisë.
As pozita dhe as opozita nuk e çojnë mendjen të analizojnë e të pranojnë defektet dhe gabimet, veçse mbeten të zellshëm ndaj detyrave të Europës, që ajo vetë i ka mësuar ti quajnë standard, por që nuk janë gjë tjetër veçse mësimi i alfës dhe betës së puthadorëve, për të ruajtur me çdo kusht pozicionet e kësaj politike të kthyer në masazhatore të të huajve.
I vetmi merak, që përcillet edhe sot prej krerëve të tipit padron, Rama dhe Berisha, janë standardet që kërkojnë ndërkombëtarët, detyrat e shtëpisë dhe nxitimi i zellshëm i tyre për tu shfaqur sa më të pëlqyeshëm në sytë e Mesisë.
Për ta asnjëherë nuk ka faje e gabime, veçse defekte teknike dhe njerëz që padrejtësisht janë në opozitë, si më të aftët e më të zotët, për të cilët dhe për karriget e tyre, populli duhet të rreshtohet, të dhunohet e të vritet, në ato protestat e interesave të tyre për një pushtet, që nuk vlen për asgjë, përveçse për xhepat e tyre dhe të klanit që iu sillen përreth, të etur për llokmat e tyre që mbajnë erë të keqe. Bie fjala, flitet e shkruhet shumë për rishkrimin e historisë, doktori nuk përton të mbajë fjalime programatike rreth kësaj teme, por kur vjen puna, mohohet sikur të mos kishte ekzistuar historia dhe jeta jonë kolektive në kohën e socializmit, ku në studime historike nuk sundon fakti historik, por mllefi i çastit, i frymëzuar nga oborret politike.
Përgjithësisht, nuk janë bërë studime të mirëfillta e me mendje të hapur e të qetë, por është folur shumë, kryesisht nga armiqtë e socializmit, nga ata që investuan kontributin e tyre për këtë zhvillim regresiv dhe që janë po ata që i tremben rikthimit të tij.
Në të vërtetë, kanë munguar studimet serioze rreth këtij procesi, edhe pse ka patur tentativa e konkluzione, për shkaqet e rënies së komunizmit që, në fakt, hedhin poshtë disa teza teorike themelore marksiste, duke u nisur nga përfundimi i pa lavdishëm i një praktike të caktuar, pa e ndarë nëse dështimi i kësaj praktike është dështim i teorisë, nga e cila u udhëhoq ajo apo shpërfillje e disa ligjeve universale, që edhe vetë ajo praktikë i kishte në programin e saj teorik.
Edhe këto janë thënë me zë të ulët e me ndrojtje, me turp e frikë në këto 20 vjet, si të jetonim në mesjetën e largët, kur priteshin kokat nga frika e zbulimeve. Të zbulosh gabimet dhe të flasësh për to, nuk është ndonjë shpikje e madhe, veçse dëshirë dhe dashuri, për një Shqipëri të progresit dhe për shqiptarët e shumëvuajtur, që ata të mund të flakin tej perden e hekurt të vetëizolimit, që po ushqen më shumë se kurrë kjo politikë që i do shqiptarët në rresht, të rreshtuar në dy kolona të drejta: pozitarë dhe opozitarë partiakë.
Gjithë kjo panoramë paragjykimi nxitet e stimulohet nga bipartitizmi, për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve ndaj plagëve të rënda të tranzicionit, ndaj faktit kokëfortë që vetë sistemi në këtë vend vazhdon të jetë eksperimental dhe të nxjerrë në pah anët më negative të të gjitha traditave demokratike të kontinentit të vjetër.
Politika ka humbur legjitimitetin dhe mbi të gjitha moralin për ta udhëhequr shoqërinë shqiptare dhe kjo nuk është një e metë apo një defekt i rastit, por një krizë e rëndë e mënyrës së të bërit politikë, në një vend ku politikanët dhe politika, për shkak të zullumeve njëzetvjeçare dhe që vazhdojnë, shikohen si djaj.
Politika e shikon qytetarin e këtij vendi jo si një qytetar aktiv, me kërkesa dhe nevoja, me prirje dhe cilësi progresive, me kapacitet intelektual për shndërrimin e vetvetes dhe të shoqërisë, por thjeshtë si votues, si numër në aritmetikën e përdalë të llogar
