E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta sulmon Aleancën Kuq e Zi: Ka përpjekje për nxitjen e nacionalizmit dhe ekstremizmit ndaj fqinjëve

Share

Ilir Meta, gjatë një fjalimi që ka mbajtur në Tiranë në Konferencën e 6-të të Komisioneve Parlamentare të Integrimit të Shteteve Anëtare të MSA-së, ka sulmuar Aleancën Kuq e Zi. Sipas tij, në Shqipëri ka përpjekje për të nxitur nacionalizmin dhe ekstremizmin ndaj fqinjëve. Por, sipas Metës, këto përpjekje nuk gjejnë mbështetje në popull.

Ka këtu përpjekje për të nxitur një frymë nacionaliste, ekstremiste dhe ksenofobie ndaj fqinjëve, por kjo nuk përbën një shqetësim serioz për arsye sepse nuk gëzon asnjë lloj mbështetje në opinionin publik, sepse orientimi i qytetarëve shqiptarë është shumë i qartë dhe shumë pragmatik, ai është përshpejtimi i integrimit evropian si një projekt që u jep statusin e merituar si qytetarë të barabartë në Evropën e bashkuar, tha Meta.

Ai tha se sfidat e vendeve të rajonit janë të ngjashme për shkak të një trashëgimie pak a shumë të përbashkët.

Por, në rastin e Shqipërisë ajo që është për tu theksuar është rëndësia e forcimit të dialogut politik, që po të themi të drejtën është diçka që nuk po shkon në përputhje me dialogun e qytetarëve çdo ditë në Shqipëri, pavarësisht përkatësive partiake, dhe kjo klimë tepër pozitive duhet të na ndihmojë ne politikanëve për të qenë më bashkëpunues me njëri- tjetrin për një qëllim kaq të madh që i bashkon të gjithë shqiptarët, sikurse është integrimi evropian, u shpreh Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›