E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Politika shqiptare duhet të orientohet drejt BE”

28-01-2013 / Gazeta 55

Zgjedhjet e 23 qershorit, kreu i PR, Fatmir Mediu në Fushë-Krujë

“Politika shqiptare duhet të orientohet drejt integrimit europian, e ardhmja e popullit shqiptar”. Kështu ka deklaruar nga qyteti i Fushë Krujës, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, gjatë një takimi me anëtarë, simpatizantë dhe kryesinë e kësaj force politike. Mediu ka vlerësuar mbështetjen e dhënë nga qytetarët e kësaj zone, të cilët sipas tij kanë përqafuar zhvillimin e vendit dhe politikat e djathta. Kreu i PR analizoi arritjet e koalicionit të djathtë në qeverisjen e vendit dhe theksoi rëndësinë e fitores në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. “Ky 100-vjetor duhet të kthehet në një moment të thellë reflektimi, politik, shoqëror dhe kombëtar. Reflektim politik për të kuptuar përgjegjësitë tona kombëtare, për të kuptuar se jemi zgjedhur për t’i shërbyer njerëzve të thjeshtë, banorëve të Fushë-Krujës e gjithë Shqipërisë. Të dëgjojmë me vëmendje zërin e tyre, problemet që ata kanë. Politika nuk është të kontrollosh, të dominosh, por është t’i japësh mundësi çdo individi, çdo qytetari të thjeshtë për të ndërtuar të ardhmen e familjes së tij, për të bashkëpunuar për të nderuar të ardhmen e kombit shqiptar. Duhet të kemi vizon të qartë që perspektiva evropiane është rruga e vetme që i jep vlerë jetës së çdo shqiptari”, u shpreh kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Gjatë fjalës së tij, kryerepublikani Mediu u ndal tek rëndësia e lëvizjes së lirë, e cila sipas tij, u arrit falë angazhimit të qeverisë shqiptare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›