Politika shqiptare ngushëllon familjen mbretërore
TIRANË- Politika shqiptare ka ngushëlluar familjen mbretërore dhe të gjithë mbështetësit e saj për humbjen e Naltmadhënisë së Tij, Leka Zogu I. Partitë i kanë dërguar mesazhe ngushëllimi familjes mbretërore.
LSI: MBRETËRIA PERIUDHË E RËNDËSISHME E HISTORISË KOMBËTARE
Lëvizja Sociliste për Integrim ka ngushëlluar familjen mbretërore për humbjen e pretendentit për fronin mbretëror Leka Zogu I. Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson se mbretëria është periudhë e rëndësishme e historisë kombëtare. LSI ngushëllon të afërmit e familjes mbretërore vecanërisht djalin e tij të vetme Leka Zogu II.
PDIU: LEKA ZOGU I, MISHIRONTE IDENË E BASHKIMIT KOMBËTAR
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ngushëlloi sot familjen mbretërore dhe të gjithë mbështetësit e saj për humbjen e Naltmadhënisë së Tij, Leka Zogu I.
PDIU në mesazhin e saj të ngushëllimit “vlerëson kontributin e familjes mbretërore në konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar me frymë patriotike, nën drejtimin e Mbretit Zog I, si edhe në përpjekjet e vazhdueshme në të mirë të kombit të të birit, Naltmadhënisë së Tij, Leka Zogu I.”
Sipas PDIU-së jeta në mërgim nuk e ndaloi Laka Zogun e I, në përpjekjet e tij për atdheun dhe bashkimin kombëtar.
“Ai u kthye në simbolin e rezistencës antikomuniste, gjatë regjimit diktatorial në Shqipëri, duke i dhënë figureës së tij një rëndësi historike. Leka Zogu I, ashtu sikurse edhe i ati i tij, mbante titullin Mbret i Shqiptarëve, duke mishëruar më së miri, idenë e bashkimit kombëtar dhe nevojën e të gjithë shqiptarëve për të qenë të bashkuar. Këto janë arsye të mjaftueshme që familja mbretërore të gëzoj një status të veçantë, sikurse në shumicën e vendeve të botës, çka ende është një detyrë për t’u plotësuar nga qeveria shqiptare.PDIU ngushëllon familjen mbretërore dhe në veçanti, princin Leka Zogu II për këtë humbje”,- përfundon mesazhi ngushëllues i PDIU.
(el.me/BalkanWeb)