Sarandë, sekuestrohen 450 kg hashash
SARANDË- Policia e Sarandës sekuestron një sasi prej 450 kg hashash. Droga u zbulua gjatë aksionit të policisë kufitare dhe antidrogës në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin rrugor Lukovë-Sarandë.
Burime policore bëjnë me dije se droga është pikasur në dy automjete të braktisura, njëra me targa të huaja. Në njërin prej mjeteve policia ka gjetur edhe një kallashnikov.
Policia bën me dije se ende nuk janë identifikuar autorë, ndërkohë që ka nisur punën për kapjen e tyre.
(el.me/BalkanWeb)