Politika, si ekuacion pa shenja barazimi
1.
Kohët e fundit, për shkak të ngjarjeve të trazuara politike, njerëzit po u drejtohen gjithnjë e më shumë shesheve dhe bulevardeve, për të shprehur kundërshtimet ndaj politikës dhe protagonistëve të tyre, në qeverisje e në opozitë. Kështu, më 10 maj, në sheshin "Skënderbej", mijëra qytetarë protestuan ndaj arrogancës së 115 ligjvënësve, që kanë miratuar një paketë ndryshimesh kushtetuese, që rrezikon seriozisht, sipas tyre, fatet e demokracisë në Shqipëri. Ndër to, protestuesit kundërshtuan sidomos dhënien e kompetencave kreut të ekzekutivit, ose Kryeministrit të vendit, që e bëjnë atë të plotfuqishëm ndaj institucioneve të tjera demokratike dhe që i paraprijnë, në thellësi të kohës, vendosjes së një regjimi despotik-diktatorial. Një prej drejtuesve të protestës popullore, i ardhur nga shoqëria civile dhe si drejtues kryesor i Komitetit për Shpëtimin e Kushtetutës, ka akuzuar drejtpërdrejtë, veç deputetëve të mazhorancës dhe kreut të tyre Sali Berisha, edhe deputetët e PS-së dhe liderin Edi Rama. Sipas tij, opozita politike ka pushuar së ekzistuari, teksa bashkoi votat me përgjegjësin kryesor të krizave të mëdha që kanë përfshirë vendin.
2.
Për hir të së vërtetës duhet pranuar se dalja e njerëzve të thjeshtë në protesta është shenjë e fillimit të reagimit të munguar qytetar ndaj pushtetit të politikanëve, që e shohin veten zotër të paprekshëm në Shqipëri. Kjo, për faj të një vetëflijimi absurd të mijëra qytetarëve që, naivisht, sa herë vijnë fushatat zgjedhore, besojnë se fytyrat që shfaqen si engjëj në tribunat elektorale janë e vetmja shpresë e ndryshimeve të pritshme. Ky vetëflijim tash e 18 vjet dhe i përsëritur naivisht, nuk mund të quhet më thjesht një gabim. Sepse tani, pas përsëritjes së këtij gabimi, me ose pa hir, ai ka marrë përmasat e një vlere tjetër, që quhet thjesht e saktë: faj. Dhe faji gjithnjë e ka një çmim, që në rastin e shqiptarëve, do të thotë pasurim i një pakice politikanësh, deputetësh, qeveritarësh, biznesmenësh gangsterë dhe mafiozë nga njëra anë, dhe varfërim i tejskajshëm, papunësi, shtim krizash sociale e shpirtërore, për ata që u besuan fytyrave dinake e mashtruese të politikanëve, nga ana tjetër.
3.
Në këtë rast, ia vlen të shtrojmë pyetjet: Pra, kush e ka fajin për gjendjen e vështirë ekonomike që po kalojmë? Kush e ka fajin për mungesën e dritave në dimër dhe të ujit të pijshëm në verë? Kush e ka fajin për radhët e gjata në ambasadat e huaja për marrje vizash dhe braktisje nga sytë-këmbët prej Atdheut të shtrirë në gjendje kome buzë detit dhe në prehër të fushave, në një prej vendeve më të begata jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë? Kush e ka fajin, që në krye të partive politike vazhdojnë të qëndrojnë, prej më shumë se 15 vitesh të njëjtët kryetarë, a thua se ata janë në oborret e shtëpive të tyre private dhe jo në institucione politike, që kërkojnë domosdoshmërisht ndërrim dhe qarkullim emrash e vlerash? Kush e ka fajin për heshtjen e gjatë 18-vjeçare ndaj deputetëve krejt inekzistentë në 140 zona elektorale, që shfaqen para zgjedhësve gjithnjë e më të shëndetshëm, paçka se nuk kanë mbajtur asnjë prej premtimeve gjëmëmëdha? Kush e ka fajin për heshtjen e gjatë, kur mësohet se një deputet, që shkon vetëm katër ditë në javë në Kuvend për të bërë ligje dhe merr një rrogë gati 1 milionë e gjysmë, pa përfshirë përfitimet që i ofron statusi i tij? (e të mos harrojmë se gjithë këto të ardhura dalin nga taksat tona...). Kush, pra, e ka fajin?
Pyetje të tilla mund të bëjmë plot. Dhe adresën e gishtit kallëzues besoj se e marrim me mend të gjithë: Politikanët. Por nuk mendoj se gishti duhet të shkojë vetëm drejt tyre. Them se për gjithçka thashë më lart, për të gjitha zullumet e njerëzve, të cilëve u kemi besuar fatet tona këtu e 18 vjet, gishti drejtues duhet të kthehet edhe drejt vetes sonë, besimtarëve fanatikë të politikanëve, që vazhdojnë të na kafshojnë pa mëshirë dita-ditës. Ne pra, ua kemi dhënë votat dhe i kemi mbështetur nëpër protesta të djathtësh a të majtësh, centristësh a ekstremistësh. E dimë mirë se, gjithë kjo skotë dinake mafiozësh, gjithë kjo skotë dallaveraxhinjsh e mashtruesish, që ushqehet prej nesh dhe derdhet në epshe fitimesh poligamike mbi trupat tanë të lodhur, nuk ka marrë mandate politikëbërjeje dhe ligjvënieje nga hiçi dhe askushi. Ua kemi dhënë ne pushtetin e votës dhe pushtetin e të qeverisurit. Po, po! Ne dhe askush tjetër. Dhe, tani nuk kemi pse habitemi, kur shohim si rriten përditë çmimet e bukës, të ushqimeve, të ilaçeve, frutave e zarzavateve, të mishit e të peshkut, të energjisë elektrike e të telefonisë fikse a celulare. Nuk kemi pse habitemi, kur shohim si shpërthen vullkani i Gërdecit, që ka vetëm një emër: korrupsion politik dhe ekonomik, me autorë politikanët tanë të shfrenuar, që vetë ua kemi krehur bishtin e kokën. Nuk kemi pse habitemi, kur shohim se si shteti çon në burg disa fukarenj, që mbledhin skrap mbi gërmadhat e Gërdecit dhe ka më shumë se dy muaj, që ende hesht para krimit të tmerrshëm politik e shtetëror të kryetarit të qeverisë, të ish-ministrit të Mbrojtjes dhe skotës së tyre. Është përsëri faji ynë, që 115 deputetë vendosën t‘i bëjnë ndryshime Kushtetutës së Republikës, pa pyetur e pa përfillur askënd dhe tash, nuk të lejojnë as të shprehesh mbi ndryshimet e kryera, as të mbash një referendum popullor, nëse duhen apo nuk duhen këto ndryshime, a thua se Kushtetuta është pronë vetëm e tyre dhe se vetëm ata kanë të drejtë ta punojnë e ta ndryshojnë.
4.
Atëherë, po ne, ku jemi? Po e drejta jonë, ku është? Po e drejta e vendosjes së popullit, ku është? Po demokracia? A thua ajo është monopol vetëm i asaj pakice, që ne e kemi zgjedhur si përfaqësuesen tonë ligjore në Kuvend? Po kur kjo pakicë, apo kjo përfaqësuese, i tradhton idealet tona? Kërcënon hapur lirinë dhe të drejtat tona demokratike e kushtetuese? Ǒduhet bërë në këtë rast? Duhet të rrimë e të bëjmë sehir këta politikanë cerberë e derbederë, që tash u vjen era fashizëm e diktaturë, njëlloj sikur të ishim nën qiellin e zi të hienave, që kemi lënë pas këtu e 18 vjet?...
Ja pra, pse duhet të jemi të gjithë së bashku atje, në të gjitha sheshet e qyteteve tona. Duhet të mësohemi të reagojmë. Të mblidhemi e të kundërshtojmë, sa herë që politikanët, deputetët e qeveritarët na hedhin mbi qafë litarët e urryer të varfërisë e papunësisë, të shfrytëzimit e të mashtrimit. Të jemi të gjithë bashkë, që ekuacionit pa shenja barazimi, që na kanë servirur këtu e 18 vjet, t‘ia japim ne dhe vetëm ne zgjidhjen, sipas të gjitha ligjeve që shkruhen në Kushtetutën e Shqipërisë.