Ta duash vendin tënd!
Nuk është sistemi ai që e prodhon korrupsionin! Ata që justifikojnë shkallën e lartë të korrupsionit në Shqipëri me karakterin e sistemit gabojnë. Shqiptarët e urrejnë faktin që një pakicë njerëzish të korruptuar prishin sistemin në tërësi. Korrupsioni nuk mund të jetë një simptomë e kulturës shqiptare.
Me tone optimiste, ndonëse jo aq optimiste sa kur i është dashur të flasë për rëndësinë e pranimit të Shqipërisë në NATO apo për pavarësimin politik të Kosovës, Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, J. Withers, përsëri inkurajoi shqiptarët se mund ta fitojnë betejën me korrupsionin, nëse nuk e marrin si lojë, por si luftë.
Vërtet korrupsionin nuk e lind vetë sistemi, sido që në një shoqëri ku miti i vetëm është paraja nuk mund të pritet që sistemi vetë t‘i mbrojë njerëzit nga joshja prej parasë së lehtë e nga ngasja e përfitimit të pamerituar. Vetë ideja e përkohshmërisë dhe e rrotacionit të pushtetit nxit te një shumicë, dhe jo një pakicë njerëzish individualistë, që shesin funksionin, detyrën, kompetencën, votën, gjithçka, për t‘u bërë të pasur. E vërteta është se shqiptarëve iu premtua që sistemi i ri do të ishte i tillë, që "ne qeverisim, bota na dhuron". Parimi themelor mbi të cilin u nis rruga e re e ekonomisë së tregut dhe të konkurrencës qe poshtërimi i punës. Shqiptarët e përmbysën moralin e fabulës së Lafontainne për gjinkallën dhe milingonën. Milingonës t‘i rrojë puna, në dimër gjinkalla nuk i troket më te porta për t‘i kërkuar hua, por për ta pyetur nëse ka ndonjë porosi për t‘ia plotësuar nga Parisi, ku do të shkojë për një koncert!
Të pamësuar me përkohshmërinë, shqiptarët kanë afro dy dekada që rrotullohen në boshllëk dhe zgjatin tranzicionin e vet. Pas euforisë së fillimit, për "çekun e bardhë", por dhe fillimisht me "lugën e florinjtë", erdhi rishpërndarja më tragjike e pasurisë, përmes shoqërive rentiere piramidale, një lloj komunizmi kapitalist, që do t‘i shpëtonte të gjithë nga varfëria dhe do të na mbulonte me një luks të merituar dhe të mezipritur. Asnjëherë nuk është analizuar procesi i krijimit të ndërgjegjes rentiere te shqiptarët, pas të cilit erdhën shoqëritë rentiere, që edukuan në kuptimin e plotë të fjalës vetëdijen se korrupsioni është një mënyrë kolektive të fituari. Dëshira e qeverisësve për ta mbajtur pushtetin me çdo formë, përbuzja e punës, paraja e lehtë dhe e pamerituar, fitimi i shpejtë pa investim, çshenjtëruan çfarë ka të shenjtë sistemi i ri: punën dhe pronën.
Me të vërtetë që askush nuk do të dëshironte të pajtohej me përligjjen shqiptare të korrupsionit, që "këtu nuk është Amerikë", apo dhe "këtu s‘është Perëndim". Por e vërteta, qoftë dhe e hidhur, duhet pranuar. Ndryshe, pa e ditur burimin e së keqes, asnjë shërim nuk mund të pritet, qoftë dhe duke llogaritur fort ndihmën dhe mbështetjen e qeverisë që i ka dhënë kredencialet Ambasadorit Withers. E vërteta është e rëndë, por shqiptimi i saj ta lehtëson luftën për ta mjekuar sistemin pasi e ke diagnostikuar atë.
Thënë shkurt me sa nuk keqkuptohem nga fjala e diplomatit të lartë amerikan, realiteti shqiptar është ky: nëse korrupsionin nuk e prodhon sistemi, atëherë atë e prodhojnë ligjet. Shkurtimisht do të përmend vetëm disa prej tyre. Ka 17 vjet që në Shqipëri e drejta e pronësisë mbi tokën është zgjidhur me ligjin më barazitist që mund të bëhet. Sipas ligjit 7501, toka ndahet për frymë. Ky ligj ka pushkatuar institucionin e trashëgimit, që është një prej shtyllave të një shoqërie kapitaliste. Toka nuk trashëgohet sipas së drejtës, por ndahet në mënyrë bolshevike, sipas parimit të Leninit për reformën agrare. Madje mund të thuhet se juridikisht reforma agrare e vitit 1945 ka qenë më kapitaliste se ligji 7501. Çfarë demokracie politike dhe shoqërie të konkurrencës mund të pritet të ndërtojnë shqiptarët, kur pasuria kryesore e tyre është ndarë në mënyrë bolshevike? Dhe pse ankohen shqiptarët se institucionet nuk po dekomunistizohen? Si mund të ndodhë kjo, kur ka një kompromis të përgjithshëm të të tëra palëve (asnjëra prej tyre nuk ka provuar ta prekë ligjin për tokën) për padrejtësinë më të pafalshme të një shoqërie kapitaliste? Ky ligj prodhon korrupsionin dhe e prodhon përditë e në mënyrë perfekte. E ç‘ka për t‘u habitur që gjykatat janë më të korruptuarat, sipas anketimit, përderisa ligji e mbjell korrupsionin dhe ajo vetëm e mbledh? Pa u zgjatur, të njëjtat efekte prodhuese të korrupsionit burojnë nga ligjet për dëmshpërblimin e ish të persekutuarve, të të tatuarve dhe shpronësuarve politikisht. Po, sa kohë që nuk ka vullnet për drejtësi ekonomike, jo për një drejtësi të realizuar, por të paktën të premtuar, të kodifikuar, të shprehur në akte ligjore, askush nuk mund të thotë: Jo, sistemi s‘ka faj! Sistemi s‘ka faj nëse ligji nuk ndërtohet në mënyrë të atillë që të prodhojë korrupsion, krim dhe vetëshkatërrim. Një shoqëri që e ndan edhe tokën për frymë ndërton vdekjen e vet, sepse vetëm para varrit të gjithë janë të barabartë për dy metra vend.
Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka një ligj të posaçëm për legalizimin. Vetë ky term do të thotë t‘i japësh status legal atij që është i paligjshëm. Askush nuk është luajtur mendsh të kërkojë që rreth një gjysmë milioni shqiptarë të ardhur nga viset veriore (po dhe jugore) të dëbohen prej vendngulimeve të reja. Por ta nisësh zgjidhjen e problemit të pronës duke legalizuar atë që ka zaptuar trojet e tjetrit, duke legalizuar pronarin më të ri, duke mos parashikuar kurrfarë përgjegjësie ndaj atij që ishte pronar atje, gjysh pas gjyshi, kjo do të thotë që të hartosh dhe miratosh ligje apostafat për të prodhuar korrupsion. Si mund të mos ketë korrupsion kur ligji legjitimon të paligjshmin? Atëherë çfarë përgjegjësish marr unë përsipër si qytetare e këtij vendi për t‘u bindur të vazhdoj të kontribuojë në vendin tim përmes shembullit tim në një shtet me ligje të krastuara. Korrupsioni është luftë - thotë zoti Ambasador - nuk është lojë, veçse korrupsioni luftohet me ligje.
Po i referohem edhe një rasti të tretë. Në sytë e Evropës që asiston ligjërisht vendin në qeverisje, po dhe të vendit që i ka dhënë agrement z. Ambasador Withers, në Shqipëri po ndodh një prej eksperimenteve më të shëmtuara në institucionin ligjvënës. Në emër të parandalimit të krizave, nocioni i shumicës së cilësuar u barazua me nocionin e shumicës absolute. Si e kanë zgjidhur vendet me sistem politik të qëndrueshëm çështjen e kapërcimit të krizave që i sjell një ligjshmëri e keqe?
Një profesor i imi i nderuar më shpjegoi një ditë se shtetet janë si ndërtesat, me kate dhe katet e shtetit janë hierarkia. Hierarkia vjen nga mënyra e të zgjedhurit: me popull apo me Parlament, me shumicë të thjeshtë apo të cilësuar. Kur këto nocione barazohen në zbritje, hierarkia e shtetit është shthurur. E ç‘lidhje ka kjo me korrupsionin dhe me ndikimin e sistemit për ta nxitur a frenuar atë? Ka lidhje të padyshimtë. Sepse krahasimisht me pangopjen për pasuri, pangopja me pushtet është rasti më i rrezikshëm i korrupsionit. Kur një shtet humbet hierarkinë, ca më tepër kur një shtet e ndërton ligjin në mënyrë të atillë që të mos ketë perëndi kush është i parë e kush i dytë, atëherë korrupsioni mund ta shembë shtetin vetë dhe të shkaktojë një autocrash. Por ashtu si dhe zoti Withers tha se, nuk do ta pranonte përgjigjen që korrupsionit nuk i bën dot gjë, edhe ne si bashkëqytetarë që mendësojmë një frymë perëndimore të të menduari dhe punuari, do të ishim dakord në pamje të parë me një shprehje të bukur të tillë. Por kam përshtypjen se ajo që do të na çlironte më shumë se kushdo nga ky sistem i këtij lloji korrupsioni është pikërisht shkuarja te thelbi i çështjes, te pika e fillimit të saj, te kuptimi tërësor i asaj çfarë po ngjet thellësisht me këtë vend. Nuk janë zgjidhja e vetme këlthitjet me grimasa nëpër mitingje dhe as takimet jo më të besueshme të vetë emrave mediatikë e politikë qofshin, që e jetësuan korrupsionin në gjithë këto vite, ata të cilët i dhanë frymë e pastaj shpirt, një sistemi totalisht anadollak dhe që qelbet era përtaci dhe paaftësi kudo ku hedh sytë dhe këmbët. Një tjetër burim është ende i pashfrytëzuar ndër ne. E gjithë qenia jonë si qytetarë të kësaj toke, si qenie të përgjegjshme në hapat e përditshëm që hedhim në të, duhet që më shumë se kurrë sot të mëvetësohet si e tillë.
Entuziazmi i z. Ambasador është i mirë, por këtë radhë ai shpreh një dëshirë të mirë, një bindje që vjen prej prekjes së dhimbjes së realitetit. Korrupsioni nuk bëhet vetëm. Korrupsion bëhet vetëm në bashkëpunim. Kur bashkëpunimin në korrupsion e prodhojnë ligjet, kjo mund të çojë në ato situata që Machiaveli, një gjysmë mijëvjeçari më parë, ia njoftonte sundimtarit të vet si pragu i rrënimit prej së keqes, sepse ai ndjehej i detyruar si qytetar fillimisht t‘ia bënte të ditur sundimtarit të vet se ç‘po ngjiste me vendin e tij. Por ajo që më sëmbon shpesh kur bëj këto përqasje kohësh, është shqetësimi se te ne shtrohet ende pyetja: A duam ne shqiptarët t‘i bëjmë të ditur "sundimtarit" tonë atë se ç‘po ngjet në të vërtetë me vendin tonë? Nëse po, atëherë zoti Ambasador ka të drejtë kur thotë se "korrupsioni nuk është një lojë por një luftë", dhe unë dua, ashtu si zoti Ambasador, dhe Machiaveli dëshironte me të drejtën e qytetarit të një vendi të lirë, që çdo shqiptar të dojë ta fitojë atë.