E Diel, 1 Nëntor 2026

Politikanët fodullë dhe homoseksualiteti

Share

Nga Artan Mullaj

Së fundmi është raportuar një koeficient i lartë homoseksualiteti në Ballkan. Nga një studim i forumit ndërkombëtar BQSHB, u raportua se homoseksualiteti, (në raport nuk u lejua të përdorej fraza qejfbythje e hollandezit Han), pra homoseksualiteti është një fenomen në rritje dinamike drejt shifrave më shqetësuese se kurrë. Lajm i nxehtë, mbresëlënës. Mes fanatizmit të akullt të gadishullit paska nisur shkrirja dhe përshtypja e krijuar nga ky raportim duket se ngjan me një kurbë kurvërie (e pandershme në teprimin e saj). E thënë ndryshe, sipas forumit, po shtohet një prirje liberale në vendet e Ballkanit, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Kjo prirje progresive, që vjen në formën e gjallërimit kolektiv të hormoneve, zakonisht ndezin në mish dëshirat e ndaluara. Duket se këto hormone kanë filluar të shkatërrojnë  barrierat gjenetike mes dy sekseve, duke sjellë një kolaps në marrëdhëniet mes tyre. Për këtë shkak, ky raport synon në thelb të konstatojë faktin se ndryshimi në rritje i shijeve seksuale, duke sjellë trazime, është në të njëjtën kohë diçka më e thjeshtë dhe më e mundshme se kapërcimi i ylberit.

Lajmi ndërkaq nuk saktëson nëse kjo rritje e homoseksualitetit është epidemike, nëse prek sistematikisht popullsinë, apo godet kryesisht shtresa të veçanta. P.sh, është e paqartë nëse politikanët shqiptarë, ndërsa njihen në gadishull si fodullë dhe snobë të mëdhenj, janë prekur edhe ata njëlloj nga kjo turpëri e turpshme, që raporton forumi. Logjikisht, rritja e homoseksualitetit bie ndesh në njëfarë mënyre me fudullëkun e tyre tradicional. Edhe homoseksual, edhe fodull, edhe politikan, është një miksim që nuk lejohet as në përfytyrime tragjike. Prandaj, përzier me realitetin, supozimi se fudullëku i hekurt i disa politikanëve shqiptarë mund tu shërbejë sot atyre si një maskë për të fshehur rebelimin e burrërisë apo qejfbythjet intime, nëse ato ekzistojnë, e bën edhe më interesant raportin e dhënë.

Është e paqartë gjithashtu se në çfarë feje mund të katandiset një politikan shqiptar, me ose pa mjekër, me ose pa mbathje të kuqe, me  ose me pasuri, nëse fudullëku i tij i pamposhtur do të ketë befas një koeficient të lartë homoseksualiteti.

***

Dihet se fudullëku qeveris sot Shqipërinë. Politikanët fodullë në Shqipëri janë një racë e shtuar dhe e sajuar. Gjallesa unike në planet, ata janë personazhe tipikë tranzicioni. Të shohin vrazhdë. Në trotuare, në korridore institucionesh dhe në oborret e vilave të tyre, ecin kokëlartë, barkngrehur, pa thyer gjunjët, pa lëkundur legenin dhe me hapa të vegjël, që të bjerë në sy patjetër kuleta e fryrë nga dollarët në xhepin pas. Mbajnë njëlloj si peshqit, depozita ajri rezervë në mushkëri, që të ngjajnë të fortë dhe të shëndetshëm. Të gjithë nuk kanë mjekër, por shumica kanë të dashura, që janë ose sekretare të reja, ose këngëtare që i njohin mirë marifetet. Në atmosferë, ndërsa lëvizin, krijohet një lloj plazme ajri rreth tyre, si plazma e jonizuar rreth rrufeve. Është gjithnjë gati të vetëtijë dëshira e tyre për të treguar injorancën, fuqinë dhe rëndësinë e pushtetit që kanë. Shohin larg, edhe kur janë brenda në zyrë ose në banjë, që të duken vizionarë si shefat e tyre. Urrejnë vartësit, fukarenjtë, të uriturit. I poshtërojnë, i shkelin me këmbë ata, por prapë janë vizionarë. Të jesh vizionar, ja, kjo është një cilësi e liderëve. Në sallonet ku bëjnë politikë, folja njërrokëshe që shpreh aktin seksual, përdoret në të gjitha kohët e mundshme, në dëshirore, kushtore, shkulmore, nga shumica e tyre, thjesht për vizion. Kjo është mënyrë popullariteti e shndërruar në mode, ashtu si në modë është zotërimi i bizneseve të fuqishme të regjistruar në emra kushërinjsh dhe baxhanakësh. Mbrapa kompanive më fitimprurëse, fërkojnë duart dhe nënqeshin ministra dhe deputetë, pronarët e vërtetë. Duke qenë shefa monopolesh, këta shkatërrojnë përditë biznesin e ndershëm shqiptar, që sot mezi mbahet në këmbë dhe nesër e pret falimentimi i sigurt. Këta politikanë dhe pronarë barbarë milionerë, fitojnë shumë para, por hanë si romët dhe pështyjnë në rrugë. Imitojnë shefat e tyre. E ntrashin zërin. Rrezatojnë triumf si ata. Të njëjtat fraza. Të njëjtat nota. Të njëjtat lëvizje buzësh e veshësh, si liderët e tyre në majë. Kur pinë në bankete, bëjnë sikur pinë, lagin buzët, si personazhe Hollivudi, si për të vajisur fjalorin e pistë.

Edhe lideri është një nga ata, egoist, fodull dhe i vrazhdë. Vartësit bashkë i kanë dhënë atij aq besim sa i duhet për të qenë majori. Mendon ose jo lideri për të ardhmen e të tjerëve,  kjo ska rëndësi. Rëndësi ka të mendojë për pushtetin dhe pasurinë e grupit që ka zgjedhur rreth vetes.  Ka ose nuk ka frikë lideri, edhe kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka dobësia e tij ndaj servilëve dhe thashethemxhinjve, që përpunojnë informacionin që ai dëshiron të ketë. Pothuaj të gjithë vartësit e zgjedhur kanë talent natyral të manipulojnë liderin. Veç kësaj, ata dinë ta delegojnë fudullëkun e tyre tek militantët, njëlloj si dinë të përçmojnë qytetarët e thjeshtë, dhe të përbaltin kundërshtarët e tyre.

Kjo masë fodullësh milionerë, sot qeveris dhe shkarravit Shqipërinë.

***

Kjo masë fodullësh, që qeveris dhe shkarravit Shqipërinë, sot rrezikohet befas nga homoseksualiteti. Këta tipa të fuqishëm dhe arrogantë, së paku disa prej tyre, rrezikojnë të jenë ndryshe së ardhmi. Si do të transformohet  shkarravitja e moralit në raste të tilla? Janë pasuruar në tranzicion, janë të fuqishëm, iluminantë, kanë ndjesinë e të qënit zot, sepse bëjnë çtë duan dhe gjemb sju hyn në këmbë, janë milionerë dhe hijerëndë, kur fap, befas ngjyrat mund të ndryshojnë për ta. Do të ndizet drita e kuqe. Më pas ndryshojnë  zakonet, ndoshta dhe interesat. Do fillojnë ta lëkundin legenin në ecje, si lavjerrësi i orës së murit. Zëri mund tju hollohet. Mund të hollojnë ata vetë vetullat dhe të ndryshojnë markën e xhelit aromatik në flokë. Do fillojnë ti rrahin më shpesh qepallat e syve. Pa shumë vështirësi do të bjerë në sy një tualet i lehtë, gati hollivudian. Do ndryshojë ngjyra e syve dhe era e parfumit dhe kushedi tjetër çfarë…

Nëse disa prej politikanëve të tranzicionit i rrëmben grafika rritëse e homoseksualitetit, që përmend raporti i BQSHB-së, ata do pësojnë sigurisht ndryshime thelbësore.  Veç fudullëkut, do na udhëheqë dhe homoseksualiteti. Në këtë rast, politikanët nuk do të jenë aq të vrazhdë sa kishin qenë dikur, kur, në kulmin e fodullëkut, skishin probleme në gene. Edhe tani do të jenë drejtuesa institucionesh apo ministrish, por do kenë tjetër adrenaline. Do ndryshojnë rrahjet e zemrave. Me këtë çoroditje, vështirë të supozosh se ata do vazhdojnë të jenë fodullë. Mbase më në fund do të ndjejnë keqardhje për pasojat e tyre, që janë njerëzit e varfër dhe të pashpresë, ata që përbëjnë shumicën në këtë vend. Kushedi. Do të buzëqeshin edhe pa shkak dhe duart do tju zbuten. Nuk do tju shkojë ndërmend të vrasin më njerëz të pafajshëm në sheshe dhe as të ndërtojnë rrugë të mëdha thjesht për të vjedhur. Do përshëndesin rojet tek hyrja, dhe do bëjnë si kurrë ndonjëherë, humor me pastrueset në korridor. Do të çlirohen n

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›