E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eldori, femija ne meshiren e krizave

Cdo dite del nga shtepia me friken se gjate rruges do te pesoje nje krize epileptike. Megjithate Eldori i vogel duket se eshte mesuar disi me semundjen e tij. Ajo qe nuk po pershtatet dot eshte e ema, e cila perkujdeset per te birin deri ne "teprim". Ne fakt, ajo e ka perjetuar mjaft keq semundjen e te birit, duke e renduar situaten. Keshtu, mamaja e Eldorit qendron me ankth, nese do i bjere zilja e celularit qe e njofton per ndonje krize te mundshme te te birit. E megjithate, ky i fundit duket se eshte me i forte. "Une e di qe pas pak vitesh do te sherohem plotesisht, kete ma kane thene doktoret", thote Eldori 10-vjecar. Madje, jo vetem kaq, por ai shprehet se ka gjetur literature ku flitet per semundjen e epilepsise, posacerisht tek femijet.

Krizat

Semundja shfaqet me krizat, pasi ne pjesen tjeter te kohes, Eldori nuk ka shqetesime te dukshme. Gjithcka me vjen ne pak caste, dhe nuk marr vesh asgje. Di vetem qe kam njefare nxehtesie mjaft te madhe, marrje mendsh dhe pastaj nuk kujtoj asgje", thote Eldori. Ne fakt, keto momente tmerri i rrefen e ema, e cila tregon se edhe pse ka 3 vjet qe i biri eshte i semure me epilepsi, akoma nuk eshte mesuar me idene. Sa here qe i biri ka kriza, po aq here edhe ajo vuan. "Eshte e pamundur te jesh e qete, e megjithate une perpiqem sa me shume. Perpiqemi ta ruajme qe te mos kafshoje gjuhen, si dhe t'i dale shkuma nga goja", thote e ema e Eldorit. Ajo nuk e fsheh faktin se nuk do te donte qe te gjithe ta marrin vesh per semundjen e te birit, e megjithate, ky i fundit duket se nuk e ka problem nje gje te tille. Sepse, eshte i sigurt qe do te sherohet.

Femijet

Por, si Eldori jane edhe qindra femije te tjere ne vendin tone, qe vuajne prej formave te ndryshme te epilepsise. Pikerisht per kete semundje, dje eshte mbledhur Shoqata e Neuropediaterve Shqiptare me qellim qe te diskutoje mbi format me te renda te epilepsise qe prekin femijet. Kjo konference iu kushtua njekohesisht, themeluesit te Neuropediatrise, doktor Gazmend Drishtit, i cili kishte 70-vjetorin e lindjes. Drishti u urua nga ministrja e Shendetesise Anila Godo dhe i gjithe stafi i mjekeve pediater. Sipas neuropediaterve, ne vendin tone epilepsia ze rreth 3.5 per qind te semundshmerise se femijeve, ndersa per sa i perket formave me te renda te kesaj semundjeje, ajo ze 1 per qind te epilepsise. Mjeket theksuan dje se, qendrimi i prinderve luan nje rol shume te madh ne pershpejtimin e sherimit te femijeve. Sipas tyre, semundja nga prinderit kuptohet si traumatike dhe ata e vuajne shume kete fakt, por duhet te gjejne forcen te ndihmojne ne menyre korrekte femijen e tyre. "Shume prinder e fshehin semundjen e femijes, apo e mbajne femijen sa me te izoluar, ne menyre qe te mos i ndodhe dicka e keqe, nga sulmet epileptike dhe ta marrin vesh te tjeret. Kjo ndikon qe femija te kuptoje semundjen si dicka te rende, duke ndikuar keshtu ne vetizolim, me pasojat perkatese", thane mjeket, duke kerkuar ndryshim te qendrimit te prinderve, per te miren e femijeve te tyre.

L.Ndoka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›