Thaçi:Jo hapje të çështjes së statusit të Kosovës
Kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka deklaruar pas vizitës së tij në Bruksel se në asnjë rrethanë nuk do të hapje të çështjes së statusit dhe të territorit të Kosovës.
"E di që opinioni i GJND-së është duke u pritur me padurim nga të gjithë, por duhet të siguroj dhe garantoj të gjithë qytetarët e Kosovës se në asnjë rrethanë nuk do të ketë kthim prapa dhe nuk do të ketë hapje të çështjes së statusit e gjithashtu as të çështjes së integritetit territorial të Republikës së Kosovës", ka thënë kryeministri.
Më tej kryeministri Thaçi ka deklaruar se BE-ja edhe pas prezantimit të opinionit të GJND-së do të ketë qëndrim unik për Kosovën.
"Unë kam besim të plotë se BE-ja, edhe pas prezantimit të opinionit të GJND-së, do të ketë një qëndrim unik për të ardhmen e Kosovës për tu integruar edhe në NATO dhe në BE, por edhe për relacionet e reja të çështjeve praktike edhe me Serbinë si dy shtete të veçanta, të integruara në strukturat euroatlantike- ka deklaruar kryeministri Thaçi.
Thaçi vlerësoi se nga drejtuesit e lartë të BE-së dhe të shtetit belg, ka marrë mbështetje të fuqishme për proceset në Kosovë dhe të ardhmen e saj në BE. Ai ka thënë se në takimin e me komisionarin Fule ka kërkuar përshpejtimin e perspektivës evropiane të Kosovës, ndërsa në takimin me baroneshën Ashton kanë diskutuar edhe "për përgatitjet me rastin e prezantimit të shpejtë të opinionit të GJND-se për Kosovën ku do të përmbyllet çështja ligjore e këtij procesi dhe do të hapë një kapitull të ri"