E Diel, 1 Nëntor 2026

T8217u hiqet imuniteti gjyqtareve te korruptuar

Nga Shpresa Becaj

Ju uroj mireseardhjen ne Konferencen e sotme Ky takim Yni eshte ne vazhden e permbushjes se detyrimit tone ligjor per te zgjedhur perfaqsuesit tane ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Mbledhja e dates 24 shtator e vitit te kaluar e gjithe gjyqtareve te Republikes ishte shprehje e  aftesise se veteorganizimit vetadministrimit dhe ushtrimit te pergjegjesise sone kushtetuese finalizuar me miratimin e Rregullores Per zgjedhjen e anetareve te KLD-se nga rradhet e gjyqtareve  .

Zhvillimi me sukeses i Konferences Zgjedhore te dates 15 nentor te vitit te kaluar zhbllokoi situaten e krijuar ne funksionimin e KLD duke riperterire perberjen me pese anetare te rinj te zgjedhur nga rradhet tona sipas rregullave te perfaqsimit proporcional nga gjykatat dhe nivelet e gjykimit. Ne kete menyre gjyqesori shqiptar tregoi se edhe ne kushtet e mungeses se ligjit i cili rri pezull si rezultat i mosmarreveshjes politike diti te menaxhoje ne menyre korekte e te pamvarur situaten e rende te krijuar.

Per kete gjej rastin tju falenderoj per mbeshtetjen vlerat forcen pjekurine dhe kurajon qe treguat.

Por eshte e domosdoshme te theksohet se mosmiratimi i ligjit te ri per KGJK pasqyrojn nje mangesi serioze ne kuadrin ligjor te drejtesise shqiptare pasi kufizimi i veprimit tone vetem ne kuader te zgjedhjes se anetareve te KLD nuk eshte i mjaftueshem. Shfuqizimi i ligjit per KGJK ka veshtiresuar mekanizmat e bashkeveprimit institucional me pushtetet e tjera per ceshtje me rendesi te mirefunksionimit te drejtesise.

Serish sot na jepet mundesia qe te cojme me tej garantimin e funksionimit te veteqeverisjes se gjyqesorit nepermjet zgjedhjes se dy anetareve te rinj te KLD pas mbarimit te mandatit te  kolegeve tane Hysni Demiraj e Artan Gjermeni te cilat gjej rastin ti falenderoj perzemersisht ne emerin tim dhe tuajin per kontributin profesionalizmin vlerat dhe punen e palodhur qe kane treguar ne permbyshjen me pergjegjesi te ushtrimit te detyres se anetarit te KLD.

Gjithashtu ky takim me jep rastin qe nga pozicioni i Kryetares se Gjykates se Larte dhe Kryetares se Konferences Gjyqesore te ndaj me Ju disa mendime per ceshtjet tona te perbashketa ne interes te mirefunksionimit te pushtetit gjyqesor.

Te nderuar kolege

Shoqeria jone ne keto 20 vitet e fundit ka ndjekur dhe i ka prire evoluimit te vrullshem ne te gjitha fushat. Por per shkak te tranzicionit shoqeria jone shqiptare perjeton problematika qe kane te bejne me mosmarreveshje te shumta sociale pronesie familjare politike tregtare etj.

eshtjet e kriminalitetit per vepra penale nga me te thjeshtat deri tek ato me rezikshmeri te larte shoqerore mbeten shqetesues per vendin tone.

Dhe tek te gjithe qendron shqetesimi si te ndertojme nje shoqeri te drejte ne harmoni Shume te interesuar jane ne menyre te vecante te rinjte dhe femijet tane qe nuk u serviret nje shoqeri me kushte qe ato te ndjehen mire e te sigurte.

Shume mendojne se kjo varet nga berja e kushtetutave te mira e ligjeve te mira. Absolutisht kjo eshte njera nga rendesite. Dhe eshte fakt se ne kemi miratuar ligje shume cilesore me standarte te larta dhe vende me shtet ligjor shume te zhvilluar na kane pergezuar. Por rendesia tjeter qendron tek natyra e zemermirese se shoqerise. Per kete ka nje pergjigje shume te thjeshte e te qarte nga sociologu i shquar SOROKIN qe thote nuk eshte aspak nevoja per te provuar te verteten e thjeshte te cilen shume njerez e harojne se persosmeria e organizimit shoqeror mbaresia dhe krijimtaria e shoqerise ne fusha te ndryshme veprimtaria dhe fatet e saj historike varen para se gjithash nga natyra e anetareve te saj. Per djallezoret mund te shkruhet nje kushtetute ideale megjithate ajo do te mbetet ne leter. Ndersa shoqeria e perbere nga engjej te pafajshem mund te kete nje Kushtetute mjaft te keqe ose mund te mos kete asnje e megjithate marredheniet shoqerore ndermjet anetareve te saj te jene te shkelqyera.

Me pak fjale te dashur kolege gjyqtare thuhet qe Vetem drejtesia nuk mjafton Kjo eshte arsyeja pse marredheniet e drejtesise me zemermiresine perbejne problemin qendror te moralit dhe e thjeshtezuar Drejtesia eshte respekt per te drejtat e tjetrit.

Nuk u ndala rastesisht tek kjo thenie po per te shpjeguar qellimin se Ne nje shoqeri te mbarsur me konflikte te natyrave social politike dhe kriminalitet pike se pari problematikat e cfaredolloji qofshin adresohen ne dyert e gjykatave atje ku eshte lenda e pare per ne cdo dite.

Dhe per kete arsye gjyqesori vazhdon te jete fokusi i debateve institucionale sociale dhe politike ceshtjet qe lidhen me integritetin dhe pergjegjshmerine e gjyqesorit vazhdojne te jene pjese e debatit publik dhe ne jemi ne nje faze te zhvillimit shoqeror ku karakteristike eshte ndergjegjesimi social qe do te thote nje pritshmeri tjeter ndaj drejtesise ne vecanti.

Ne kete kontekst shoqeria shqiptare ka nevoje per nje gjyqsor me autoritetet e integritet te larte qytetaret shqiptare kerkojne  nje drejtesi efektive te vertete garant i mbrojtjes se interesave te tyre. Interesi i faktorit  te huaj institucional eshte ne rritje  per vete rolin e gjyqsorit ne nje shoqeri demokratike ku balancimi i pavaresise me nevojen per legjitimitet demokratik e sundim te ligjit na eshte bere e qarte si kusht per integrimin europian. Pas reformave te shumta legjislative dhe institucionale ne funksion te arritjes se pavaresise dhe efektivitetit te pushtetit gjyqesor tani ka ardhur koha ti rishikojme keto perpjekje qe jane bere te vleresojme suksesin dhe te idenfikojme prioritetet apo sfidat e metejshme. Kjo kerkon nje angazhim maksimal nga ana jone si gjyqtar dhe nga ana e organeve tona perfaqesuese.

Ne angazhimin tone dhenia e drejtesise eshte nje mision madhor dhe si i tille eshte sipermarrje shume serioze per kedo qe merr titullin gjyqtar. Prandaj secili nga ne cdo dite duhet te ktheje syte dhe te perqendroje punen e tij drejt simbolit te drejtesise nje peshore qe te con tek barazia me nje konkluzion te qarte Te zbatosh dhe interpretosh ligjet e miratuara nga Parlamenti pa asnje lloj frike apo favorizimi ne menyre te drejte e pa diferencime ashtu sic kemi premtuar kur jemi betuar.

Ne kete konteks nuk kemi me kohe per te humbur por duhet ti bejme te ditur publikut shqiptar dhe te gjithe te interesuarve se lirite dhe te drejtat vetjake te sanksionuara ne Kushtetute Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut dhe dokumentat e rendesishme Nderkombetare te cilet jane shkelur ose mohuar ti kerkoj me force e ti gjej tek drejtesia qe gjendet tek gjykatat e te trija shkalleve ndaj gjej rastin tJu bej nje thirrje te forte Te mos biem preh e mashtuesve spekulanteve seksereve matrapazeve ndermjetesuesve te cdo  kategorie te cilet fatkeqesisht jane jo te paket ne numer dhe na rrethojne ne te kater anet. Publiku dhe te gjithe faktoret politike shoqeror ligjor duhet te denoncojne e te kontribuajne per evidentimin dhe goditjen e tyre pasi rreziku i tyre eshte i madh.

Kerkoj nga te gjithe Ju per tu solidarizuar per te gjetur zgjidhje efektive per tu vetrregulluar dhe per te minimizuar perceptimin negativ te publikut per akuza ndaj nesh. Kjo fillon me menyren se si ne kryejme punen tone te perditshme per te krijuar besimin e publikut se do te kete nje vend te sigurte qe ceshtja e tyre do te zgjidhet nga nje gjyqtar dhe gjykate e pavarur dhe e paaneshme. Kjo realizohet duke i bere sallat e gjyqit te hapura dhe duke krijuar marredhenie shume te mira me Mediat vizive e te shkruara. Kjo eshte sfida jone qe duhet ta fitojme me patjeter me qellim qe puna emri dhe nderi yne te mos neperkemben. Dhe nga ana tjeter ato gjyqtare qe abuzojne me funksionin dhe besimin e cilitdo duhet te ndeshkohen e te largohen nga vete organizimi Yne.

Nje problematike tjeter qe ballafaqohet pushteti gjyqesor ka te beje me nevojen dhe domosdoshmerine per te krijuar mbeshtetjen e duhur nga organet e Qeverise per te respektuar shtetin e se drejtes per te mbrojtur pavaresine e pushtetit gjyqesor per te garantuar sigurimin e burimeve te nevojshme financiare per gjykatat dhe gjyqtaret.

Efektivisht pushteti gjyqesor me Kushtetute ka te garantuar pavaresine gjyqesore ne sigurojme vetem administrimin e buxhetit ne menyre te pavarur. Nderkohe qe elementi tjeter i pavaresise buxhetore eshte dhe mundesia e percaktimit te buxhetit te gjyqesorit. Ne kete veshtrim eshte pergjegjesi e Qeverise se Shqiperise qe buxheti gjyqesor  te zere perqindjen e krahasueshme me vendet e rajonit ne raport me buxhetin  e pergjithshem te shtetit duke plotesuar nevojat e veprimtarise gjyqesore me qellim rritjen e standardit te saj.

Rritja e buxhetit te pergjithshem te gjyqesorit prognozat per rritje te  pagave  permiresimet ne infrastrukture  do ndikonin jo vetem ne ceshtje te funksionimit administrativ por dhe ne rritjen e prestigjit e autoritetit ne dhenien e drejtesise duke ndikuar pozitivisht ne ndertimin e besimit te publikut ne gjykata.

Me qellim qe ceshtjet qe lidhen me pushtetin gjyqesor te jene eficente duhet te arrihet nje mirekuptim edhe ndermjet qytetareve te sensibilizohet ato lidhur me arsyet pse eshte e domosdoshme qe gjyqtaret te jene te pavarur nga pushteti ekzekutiv dhe trajtimi i tyre financiar te jete dinjitoz dhe ne pershtatje me rendesine e funksionit qe kryejne.

Pra gjetja e mekanizmave te pershtatshem ligjor dhe institucional per kapercimin e veshtiresive me te cilat ndeshet sot drejtesia shqiptare nuk eshte sfide vetem e saj eshte sfide e gjithe shoqerise por qe pergjegjesine kryesore e adreson te pushteti shteteror.

Mungesa e nderveprimit midis pushteteve shteterore do te thote reforma te munguara qofshin keto ligjore apo institucionale buxhete te pamjaftueshme mungese standartesh ne nivelin e trajtimit te burimeve njerezore dhe shume problematika te tjera te cilat krijojne probleme ne veprimtarine tone te perditshme.

Ne kete menyre imazhi i drejtesise shqiptare vazhdon te thellohet ne drejtim te voneses ne gjykime per shkak te rritjes se numrit te ceshtjeve atyre te mbartura perfoljes per korrupsion mungeses se transparences shume here per shkak te mungeses se sallave te gjyqeve ne gjykatat e shkalles se pare dhe te Apelit Tirane dhe ne disa gjykata ne kushte jo te pershtateshme duke krijuar nje gjendje jo te mire te qytetareve qe presin cdo dite nje te drejte te shkelur apo mohuar.

Situata me e veshtire paraqitet ne trupen gjyqesore te Gjykates se Larte e cila prej shume kohesh nuk funksionon me numer te plote gjyqtaresh duke krijuar probleme serioze ne funksionimin e saj duke perballuar nje fluks te madh te numrit te ceshtjeve dhe te ankesave te qytetareve qe jane ne pritje te gjate kohe per shqyrtimin e rekurseve te tyre. Megjithe perpjekjet serioze per te permbushur sa me fort te gjitha detyrimet ligjore gjykimi i nje volumi teper te madh ceshtjesh brenda nje kohe te arsyeshme shkon pertej mundesive njerezore dhe institucionale.

Si e tille veprimtaria jone si gjyqtare nuk duhet te kufizohet vetem ne perkushtimin tone te perditshem jo vetem ne kete mbledhje por duhet te shtrihet edhe ne nivele bashkepunuese qe kapercejne qendrime individuale dhe te vecuara.

Institucionet tona te drejtesise duhet te jene ne sinkron te plote me njera tjetren duke rakorduar punen me qellim evdientimin e fenomeneve problematikave ne mbarevajtjen e punes apo ndermarrjen e masave konkrete.

Ne kete kuader nje raport me intensiv duhet te vendoset ndermjet KLD dhe Gjykates se Larte si shkalla e fundit ku rishikohen vendimet e gjykatave me te uleta. Duke evidentuar zvarritjet e proceseve gjyqesore shkeljet procedurale apo ligjeve materiale paaftesine apo papergjeshmerine ne mund te sherbejme me mire ne permiresimin e imazhit tone dhe rritjen e cilesise. Por ne jemi ende ne nivele teorik diskutimi per sa kohe zeri yne eshte shume i dobet ne krahasim me dy pushtetet e tjera.

Pushteti legjislativ ka bllokuar reformen ligjore ekzekutivi na imponon nje varesi te forte financiare nepermjet akordimit te buxheteve te kufizuara te cilat reduktohen nga viti ne vit. Ne keto kushte shfrytezimi i cdo mjeti qe kemi per te arritur zgjidhjen eshte imediat. Ky takim sot na jep mundesine te zgjedhim nivelin tone te perfaqesimit ne KLD ne menyre qe te kemi zerin tone i cili veshur me kompetencat e nje qeverie te gjyqesorit behet me i forte dhe merr nje rendesi akoma me te madhe.

Ndaj Keshilli i Larte i Drejtesise  pas rikompozimit te sotem  duke perfaqsuar nje  fryme te re perfaqesimi te gjykatave e  shkalleve te gjykimit duhet te  angazhohet me tej me  ceshtjet e vleresimit profesional plotesimit te vendeve  vakante duke respektuar rregullat e karrieres si element baze i statusit te gjyqtarit sipas meritokracise. KLD-ja duhet te demostroje reciprocitet ne raportin e detyrimeve me gjyqtaret te cilet meritojne nje vendimmarrje te  argumentuar e  te motivuar  te pretendimeve te tyre per promovim e levizje. Veprimtaria e KLD duhet te jete trasparente ne raport me gjyqtaret dhe raporti i sjelljes se anetareve te  zgjedhur nga gjyqsori ne kete organ duhet rishikuar ne frymen e nje mandati te ushtruar ne menyre imperative e jo te pakontrollueshme.

eshtja e imunitetit te gjyqtareve dhe diskutimet mbi korrupsionit ne gjyqesor nuk duhet te shnderrohen ne nje presion te vazhdueshem e te sjellin pasiguri ne veprimtarine e perditshme gjyqsore. Nuk duhet te kete imunitet per gjyqtaret e korruptuar por nga ana tjeter duhet kushtuar kujdes edhe vemendje qe gjyqtaret te jene te sigurte ne ushtrimin e veprimtarise gjyqesore e mos ndjehen te shantazhuar nga etiketimet pergjithesuese.

Ka ardhur koha qe edhe KLD-ja si organ qe mbron gjyqsorin pa cenuar kompetencen e qeverise ne propozimin e buxhetit gjyqesor dhe te parlamentit per miratimin e tij ti beje me dije qeverise ti parashtroje nga ana e saj nevojat e sistemit te drejtesise per buxhet te mjaftueshem.

Ky element  dhe problematika te tjera qe kane te bejne me mbarevajtjen e proceseve gjyqesore nuk kane rendesi vetem per gjyqtaret dhe stafin administrativ te gjykatave por marrin nje rendesi te vecante  kur te gjithe se bashku keto elemente ndikojne ne ndertimin e besimit te publikut ne gjykate.

Per te realizuar gjyqe transparente per te dhene prova te sjelljes ne sallen e gjyqit si dhe per te pasur regjistrime te sakta te gjyqeve duhet te krijohen kushtet e pershtatshme nga pikepamja infrastrukturore.

shte e vertete qe nje sere reformash legjislative dhe insitucionale jane zbatuar me qellim ndarjen e pushteteve dhe arritjen e pavaresise gjyqesore ne Shqiperi por ka ardhur koha qe aspektet kryesore te pavaresise se gjyqesorit sic jane administrimi gjyqesor ku perfshihet edhe administrimi i buxhetit roli i KLD perzgjedhja dhe emerimi i gjyqtareve pagat imuniteti etika etj te rishikohen. Kjo kerkon nje angazhim maksimal nga ana jone si gjyqtare dhe nga ana e organeve tona perfaqesuese.

Gjithashtu duhet te specifikohen qarte raportet institucionale me faktoret e tjere dhe detyrimet e ketyre faktoreve qe per ceshtje qe lidhen drejtperdrejte me interesat e gjyqtareve te merren parasysh mendimet e dhena nga gjyqtaret. Ligji i ardhshem per Konferencen Gjyqsore duhet ta garantoje kete duke percaktuar raportin institucioanl te trupes gjyqsore me institucionet e detyrimet  respektive.

Te nderuar kolege

Keto jane disa nga ceshtjet e shumta  qe mbart funksionimi i pushtetit gjyqsor dhe qellimi im eshte terheqja e vemendjes suaj ndaj tyre me bindjen se ne jemi me te interesuarit per te qene pjese e nje pushteti te vertete te pavarur e efikas kjo ne  dobi te autoritetit personalitetit e integritetit tone.

Le te angazhohemi  secili prej nesh ne masen e mundshme duke dhene kontributin personal duke  menduar e vepruar me pergjegjesine qe duhet te na karakterizoje me idene se ky eshte profesioni yne pjese e personalitetit tone.

Kam bindjen se angazhimi yne sot duke zgjedhur perfaqsuesit tane me te mire ne Keshillin e Larte te Drejtesise e neser me kontributin tone te metejshem ne procesin e dhenies se drejtesise duke treguar perkushtim  pergjegjesi ndershmeri e profesionalitet do sjelle me teper drejtesi sociale per kete vend barazi prosperitet e nje te ardhme me te sigurt.

Duke perfunduar i uroj punime te mbara  Konferences per zgjedhjen e anetareve te Keshillit te Larte  te Drejtesise  dhe Ju ftoj  te kontriboni ne mbarevajtjen  e saj.

Fjala e Kryetares e Gjykates se Larte dhe Konferences Gjyqesore Kombetare Shpresa Becaj gjate hapjes se punimeve te Konferences Gjyqesore.

NOA

Lajme te ngjashmeKryetarja e Gjykates se Larte Rrethohemi nga seksere dhe matrapaze Vdekja e Gumes Greqia Jemi skeptike per drejtesine shqiptareBecaj-Mcllwham Drejtesia duhet reforme imediate depolitizim e pavaresiZgjedhja e 2 anetareve te KLD-se mblidhet sot Konferenca Gjyqesore KombetareSaliu dhe Iliri e dine se cfare rreziku i pret Lidhjedrejtesia fjalimi Konferenca Gjyqesore Shpresa Becaj vendimi

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›