E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politikanët urojnë për Fiter Bajramin

Krerët më të lartë të shtetit, kanë uruar gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit. Kështu, kryeministri Sali Berisha, lideri i opozitës Edi Rama, kryeparlamentarja Topalli dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha janë pritur në një takim nga kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça.

Mesazhet e krerëve të politikës i dedikoheshin tërësisht ditës së Fiter Bajramit të Madh, për më shumë harmoni dhe paqe me njëritjetrin. Po ashtu ata kanë theksuar në fjalën e tyre, edhe veçorinë që i bashkon shqiptarët, që është tolerancë fetare si një virtyt, që u shërben të gjithëve.
 

Për të përcjellë urimet, në këtë ditë të shënura për besimtarët myslimanë, kanë mbërritur pranë selisë së Komunitetit Mysliman diplomatë të shumtë, të akredituar në vendin tonë, krerë të besimeve fetare e personalitete të fushave, të ndryshme dhe qytetarë të shumtë. Fiter Barjammi festohet nga besimtarët myshlimaë pas një muaji agjerimi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›