Liverpooli i interesuar për Vargas

Liverpooli po kontakton me Fiorantinën për transferimin e Juan Manuel Vargas. Mediat italiane shkruajnë se Vargas ka qenë interesi i një numri të ekipeve këtë verë, edhe pse klubi nga Serie A dëshiron ta mbajë atë.
Por Liverpooli është ekipi i fundit, i cili synon të transferojë 28-vjeçarin, dhe Redsat tashmë kanë kontaktuar me Vilën për të shprehur interesimin e tyre.
Sidoqoftë nuk pritet ndonjë arritje e marrëveshjes me vetëm edhe një ditë në dispozicion për kompletimin e transferimit.