E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politikani model për Petrit Vasilin? Kush tjetër përveçse Ilir Metës

Petrit Vasili ka dhënë një intervistë të gjatë për GSH, ku rrëfehet për shumë gjëra, duke nisur që nga rinia e tij e deri në ditët e sotme. Dhe, një nga pyetjet që i bëhet, është se kush nga politikanët shqiptarë është model për të. Dhe, nuk i është dashur shumë fantazi për tu përgjigjur.

Natyrshëm Ilir Meta, LSI ka qenë sfida më e jashtëzakonshme e politikës shqiptare në pluralizëm, nuk mund të ishte e tillë pa një politikan model, shprehet Vasili, që të paktën, kur flet për politikanin model të huaj, duket se e ngre pak stekën, duke zgjedhur Bill Klintonin.

Gjatë intervistës ai shprehet se nuk i ka mbetur asnjë peng nga koha që ishte ministër i Shëndetësisë, pasi sipas tij, ka realizuar projekte nga më të paimagjinueshmet. Ndërsa si i përket detyrës së re, atë të nënkryetarit të bashkisë, thotë se është një sfidë e madhe, por ai, si një tiranas i vërtetë, do tja dalë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›