Politikat për të luftuar urinë
Në lidhje me urinë botërore ekziston një
opinion i përhapur gjerësisht, sipas të cil
it, bota nuk e ka kapacitetin e duhur për të
ushqyer të gjithë njerëzit. Ka kohë që po
bëhet ç‘është e mundur për ta luftuar urinë, por,
megjithatë, situata nuk ka përmirësime të ndjeshme
dhe kështu historia vazhdon. Duket qartë se nuk ka
mundësi për të vazhduar më tej në zgjidhjen e këtij
problemi. Në 10 vjet nuk është bërë asnjë progres drejt
objektivit për të zvogëluar urinë nëpër botë. Dhe
kështu, objektivi për të ulur përgjysmë numrin e personave
që vuajnë nga uria deri në vitin 2015 është
shumë larg, praktikisht i paarritshëm. Në vitin 1996,
krerët botërorë të ushqimit janë mbledhur dhe firmosën
solemnisht një deklaratë, në të cilën është
quajtur ambicioz objektivi i arritjes së uljes së numrit
të të uriturve brenda vitit 2015. "Në 10 vjet diferencë
kohore, përballemi me një të vërtetë shumë të trishtë,
pasi nuk ka asnjë progres", ka pranuar, ndër të tjera,
drejtori i përgjithshëm i FAO-s. Referimet e fundit, për
periudhën relative 2001-2003, zbulojnë se janë ende
854 milionë persona që vuajnë nga uria. Asnjë progres,
madje mund të thuhet se situata është përkeqësuar
në raport me 10 vjet më parë dhe tendencat e
shfaqura nuk i lënë hapësirë optimizmit, nënvijëzon,
ndër të tjera, FAO, që ka regjistruar një rritje me 26
milionë persona, duke iu referuar periudhave 1995-
1997 dhe 2001-2003, si edhe rritje neto me 80 milionë
gjatë viteve ‘80. 14 vjet nga viti "profetik" 2015, FAO
do të rikonsiderojë vlerësimin mbi numrin e të
uriturve, duke parashikuar se objektivi i mijëvjeçarit
nuk është arritur, pasi në atë datë do të jenë ende 582
milionë të paushqyer, kundrejt 412 të parashikuar.
Masat e uritura po shtohen me shpejtësi dhe për të
mënjanuar katastrofën, duhet zbatuar një politikë e
përbashkët për të kontrolluar popullsinë.
Përmirësime të konsiderueshme janë regjistruar në
Amerikën Latine, që ka ulur nivelin e të uriturve nga
13% në 10%, edhe pse për Venezuelën e Presidentit
Chavez, sinjalizohet një rritje nga 11% në 18%. Edhe
Kina, që për shumë njihet si motori ekonomik botëror,
ka pasur nga ulje nga 16% në 12%, ndërkohë që situata
mbetet shqetësuese për zonën e Afrikës Qendrore,
ku është vërejtur një rritje e përqindjes së të
uriturve: nga 36% tashmë ajo ka kapur kuotën e 56
për qind. Në veçanti rezultojnë të përkeqësuara përqindjet
për Republikën Demokratike të Kongos, EritreaS
dhe Burundit. Megjithatë, një numër i madh
shkencëtarësh të njohur, ekonomistësh dhe ekspertësh
të bujqësisë, po shprehin një pikëpamje të
kundërt mbi varësinë e urisë nga rritja e popullsisë.
"Që në koncept, ky opinion është një mit i rremë",
thonë ata. "Në të vërtetë ka mjaft për të jetuar dhe
çdo mungesë vjen për shkak të përdorimit të keq të
burimeve dhe shpërndarjes së padrejtë të tyre". Në
kohën tonë ka shumë burime për të ushqyer, veshur,
strehuar dhe arsimuar çdo qenie njerëzore në planet,
në standardet e klasës së mesme amerikane.
Kërkimet e fundit nga Instituti për Ushqimin dhe
Politikën e Zhvillimit kanë treguar që nuk ka shtet në
botë, në të cilin njerëzit nuk mund të ushqejnë vetveten
nga burimet e tyre dhe nuk ka lidhje reciproke
midis dendësisë së popullsisë dhe urisë. India përmendet
si shembulli klasik se çfarë ndodh nga mbipopullimi,
ndërsa Kina ka dy herë më shumë njerëz
që nuk janë të uritur. Bangladeshi ka vetëm gjysmën
e sasisë së njerëzve për njësi toke të kultivuar krahasuar
me Tajvanin. Por, në Tajvan nuk kemi vdekje nga
uria, ndërsa Bangladeshi ka një nga përqindjet më të
larta të urisë në botë. Në të vërtetë, vendet me popullsi
më të dendur sot në botë nuk janë India apo Bangladeshi,
por Holanda dhe Japonia. Siç duket qartë,
dendësia e popullsisë nuk është arsyeja që njerëzit
vuajnë nga uria. Sigurisht që bota mund të arrijë kufij
që të jenë në gjendje ta mbajnë popullsinë njerëzore
dhe ky kufi vlerësohet të jetë rreth 40 miliardë (ne në
kohën e sotme jemi 6 miliardë). Sot më shumë se gjysma
e popullsisë së botës janë të uritur gjatë gjithë
kohës dhe afërsisht gjysma vuajnë nga uria. Në qoftë
se burimet mjaftojnë për të jetuar, ku ndodhen ato?
Le t‘i hedhim një sy, se kush e kontrollon ushqimin
dhe se si shpërndahet ai. Industria e ushqimit është
më e madhja në botë - në shifrat e 150 miliardë dollarëve
në vit (më e madhe se ajo e automobilave, çelikut,
apo industrive të naftës). Relativisht pak shoqëri
aksionere gjigante, shumëkombëshe e zotërojnë
këtë industri dhe pushteti është përqendruar në
duart e tyre. Dihet prej kohësh dhe është e dokumentuar
mirë, se korporatat gjigante kanë kontroll politik
në mbarë botën dhe relativisht pak korporata janë
në gjendje që të kontrollojnë dhe rregullojnë shpërndarjen
e ushqimit për miliarda njerëz. Si është e mundur
kjo?
• Nëpërmjet kontrollit të tregut: Një nga mënyrat
se si korporatat gjigante kanë arritur gradualisht të
kontrollojnë tregun, është se ato kanë marrë përsipër
çdo fazë të procesit të përpunimit të ushqimeve. Për
shembull, një korporatë gjigante prodhon makineri
për fermat, mekanizma furnizimi, makineri plehërimi,
karburant, kontenierë ushqimi; ndërton apo blen
një sërë supermarketesh, biznese që tregtojnë me
shumicë dhe fabrika e uzina përpunimi ushqimesh.
Një fermer i vogël nuk mund të konkurrojë dot, sepse
korporata mund të ulë çmimet në mënyrë artificiale
për të fituar konkurrencën dhe do ta nxjerrë fermerin
e vogël nga ky biznes dhe më vonë firma do t‘i rifitojë
humbjet duke ringritur çmimin në mënyrë artificiale
në zonat ku ajo shkatërroi konkurrencën. Si rrjedhim,
shohim se që nga Lufta e Dytë Botërore numri i fermave
në SHBA është përgjysmuar; më shumë se 1000
fermerë të pavarur po i lënë fermat e tyre çdo javë.
Megjithatë, një studim i Departamentit të Bujqësisë
të SHBA-së ka treguar kohët e fundit se fermat e vogla,
të pavarura, mund të prodhojnë ushqim më lirë,
dhe më me leverdi se sa fermat gjigante të agrobiznesit!
• Në SHBA p.sh., më pak se një e dhjeta e një përqindëshit
të të gjitha korporatave zotërojnë mbi 50%
të të gjithë pasurisë së përbashkët. Për shembull, 90%
e të gjithë tregut të drithërave, kontrollohet nga
vetëm gjashtë kompani.
• Nëpërmjet pushtetit të vendimmarrjes: korporatat
e agrobiznesit vendosin se çfarë ushqimesh do
të prodhohen, çfarë sasie, çfarë cilësie dhe se me çfarë
çmimi do të shiten. Ato kanë fuqinë që të frenojnë
prodhimin, ose të ruajnë furnizime të mëdha ushqimi,
si rrjedhim krijojnë mungesa artificiale (gjë që
ndikon në ngritjen e çmimeve).
• Agjencitë qeveritare, që duhet të rregullojnë këto
çështje, edhe vetë janë të dominuara nga politikat e
agrobiznesit. Pozicionet kryesore qeveritare (sekretari
i Bujqësisë, etj.) zakonisht mbahen nga drejtuesit kryesorë të korporatave të agrobiznesit.
• Gjigantët shumëkombësh kanë qenë shumë të
suksesshëm në arritjen e synimit të tyre në rritjen e
përfitimeve dhe pasurive të mëdha. Rregulli i thjeshtë
është që të rrisin çmimet sa është e mundur, ndërsa
e mbajnë prodhimin në minimumin e mundshëm,
me qëllim që të shesin mallrat, kështu që për një kohë
të shkurtër çmimet luhaten, por në një kohë pak a
shumë të gjatë, ato ngrihen shumë shpejt.
• Shumëkombëshet po blejnë gjithmonë e më
shumë tokë. Një studim i 83
vendeve zbuloi se mbi 3% e pronarëve
të tokës kontrollojnë rreth 80%
të tokës bujqësore.
• Megjithëse kjo skemë ka rezultuar
në fitime të mëdha për pak
vetë, ajo ka qenë shkatërruese për
shumicën. Në të vërtetë, nuk ka
"mungesë toke", ose "sasi të pakët
ushqimi". Nëse synimi do të ishte
që të përdoreshin burimet e botëS
për të plotësuar nevojat e njerëzimit,
ky synim mund dhe do të ishte
realizuar lehtë.
• Megjithatë, me një synim për
fitime maksimale për pakicën, ne
kemi situatën tragjike të një planeti
me gjysmën e njerëzve të uritur.
Në të vërtetë, aspirata për t‘u bërë
të pasur duke shfrytëzuar të tjerët është një lloj
sëmundjeje mendore - një sëmundje që po shfytyron
pothuaj çdo aspekt të jetës në tokën tonë.
• Në Amerikën Qendrore, ku mbi 70% e fëmijëve
janë të uritur, 50% e tokës përdoret për "prodhimet
që shiten" (prodhime të tilla si zambakë, i cili jep
fitime të mëdha, por që është i pavlefshëm për
mbijetesën njerëzore). Ndërsa korporatat shumëkombëshe
përdorin tokën më të mirë për të rritur prodhimet
e tyre të fitimit (kafe, çaj, duhan, ushqime
ekzotike), vendasit janë të detyruar të përdorin kodrat
dhe shpatet, në të cilat është shumë e vështirë
të rritet ushqimi.
• Fondet e zhvillimit kanë ujitur shkretëtirën në
Senegal me qëllim që firmat shumëkombëshe të rrisin
patëllxhan dhe mango, për t‘i transportuar ato
në tavolinat më të mira të Evropës.
• Në Haiti, shumica e fshatarëve (plotësisht të
varfëruar) luftojnë për mbijetesë, duke u përpjekur
të rrisin ushqime në pjerrësitë e maleve me një kënd
prej 45° dhe më shumë. Ata thonë se janë të huaj në
tokë të tyre, në një kohë kur në Haiti janë tokat më të
pasura bujqësore të botës. Këto toka tani i përkasin
një elite të ngushtë. Nga SHBA-të janë marrë gjedhë
për t‘u kullotur dhe rieksportuar në restorantet dhe
"fast food"-et.
• Në Meksikë, toka që njëherë përdorej për të rritur
misër për meksikanët, tani po përdoret për prodhimin
e perimeve ekstravagante për qytetarët e
SHBA-së; fitimi është 20 herë më i lartë. Qindra ose
mijëra fermerë të mëparshëm janë tashmë pa tokë.
Duke mos qenë në gjendje që të konkurrojnë me pronarët
e tjerë të tokave, ata së pari e lëshojnë tokën
me qira për të bërë ca para; hapi tjetër është që të
punojnë për firmat e mëdha; më në fund ata e gjejnë
veten si punëtorë shtegtarë, duke u endur në
kërkim të punës, me qëllim që familjet e tyre të
mbijetojnë. Rrethana të tilla kanë çuar në valë të
përsëritura revoltash.
• Në vitin 1975, toka më e mirë e
Kolumbisë u përdor për të
prodhuar 18 milionë dollarë nga
lulet. Karafilat sollën 80 herë më
shumë fitim sesa të mbjellat e mëparshme,
p.sh. gruri.
Pra, a nuk mjaftojnë burimet
për të jetuar? Toka bujqësore, burimi
më i mirë për ushqimet, po përdoret
për të kultivuar prodhime
qejfi, për fitim. Anembanë botës ne
gjejmë një model të qëndrueshëm,
që po përhapet kudo. Bujqësia,
dikur mjeti i jetesës i miliona fermerëve
të pavarur, po shndërrohet si
mjet për përftimin e prodhimeve
jothelbësore, me fitim të lartë për
pakicën (e ushqyer mirë), e cila
mund të paguajë. Ndryshe nga
mitet e përhapura gjerësisht, sigurimi i ushqimeve
nuk po rrezikohet nga masat e uritura, por nga elitat
që përfitojnë nga përqendrimi dhe ndërkombëtarizimi
i kontrollit të burimeve ushqimore. Prodhimi i
mishit është shembulli tipik i këtij sistemi dominues.
"Drithi i të varfrit po përdoret për të ushqyer lopën e
të pasurit", thotë drejtori i grupit të Këshillit të Proteinave
të Kombeve të Bashkuara. Ashtu sikurse
kërkesa për mish rritet, kombet e pasura po blejnë
gjithnjë e më shumë drithëra për të ushqyer derrat
dhe gjedhët. Furnizimet me drithëra, që njëherë e një
kohë përdoreshin për të ushqyer njerëzit, shiten tek
ai që ofron më shumë dhe qenie njerëzore të
panumërta po dënohen të vuajnë nga uria. "Të pasurit
mund të konkurrojnë për ushqimin e të varfërve;
të varfëritë nuk e kanë këtë të drejtë". Në një "Mesazh
Përfundimtar për Konsumatorët" John Powell i
Edukimit të Ushqimit shkruan: "Çmimi i ushqimit
ndoshta do të rritet këtë verë, megjithatë faktin që
çmimi i drithit ka rënë 50% që nga viti 1973, fatura
juaj e ushqimit nuk e ka reflektuar akoma. Por, për të
gjetur arsyet për këtë rritje, thjesht mos shihni arabët
dhe çmimin e naftës apo popullsinë që lulëzon në
Botën e Tretë. Shikoni korporatat shumëkombëshe
që kontrollojnë industrinë e ushqimit, të ndihmuara
"pak" nga miqtë e tyre në qeveri. Dhe mbani mend,
ata janë në biznesin e të bërit para, jo të ushqimit të
njerëzve. Dhe ndërsa po përpiqemi të shkatërrojmë
mitet, ne nuk jemi të pashpresë.
Në të vërtetë, ne nuk jemi të pashpresë. Madje,
edhe vështirësitë që njerëzimi has tani, mund të
duken pothuajse të pakapërcyeshme, shumë njerëz
e ndjejnë që ne jemi në pragun e një epoke të re, ku
qeniet njerëzore, kudo që ndodhen, do të njohin të
vërtetën e thjeshtë që shoqëria njerëzore është një
dhe e pandashme; si rrjedhim vuajtja e njërit do të
thotë vuajtje e të gjithëve. Në diskutimin se si një
shoqëri e bazuar në universalizëm mund të realizohet,
P. R. Sarkar shpjegon: "Një shoqëri e harmonizuar
mund të arrihet duke mobilizuar shpirtin dhe
ndërgjegjen e atyre, që dëshirojnë të themelojnë një
shoqëri njerëzore të vetme … ata që do jenë në ballë
të një lëvizjeje të tillë morale do të jenë drejtuesit e
integritetit moral. Dhe, qëllimi i tyre nuk do të jetë
fama, pasuria apo pushteti, por interesat e të gjithë
shoqërisë njerëzore".