Politikë me Shërbimet
Debati për shërbimet sekrete në vend nuk ka të ndalur.
Madje partitë politike kohëve të fundit këtë temë e kanë vendosur shumë lart në agjendat e tyre.
Disa janë duke tentuar që këtë çështje ta trajtojnë edhe brenda Parlamentit të Kosovës, e disa edhe nëpër gjykata.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që të hetohet veprimtaria e një prej organizatave më të përfolura –Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), i afërt me PDK’në.
Debatin për këtë organizatë për një kohë të gjatë në skenën politike të vendit e ka mbajtur të hapur edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi duke bërë edhe akuza të rënda.
E pikërisht për këtë, deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu –Kamishi i cili ka deklaruar se ka punuar në SHIK, ka paditur në Kosovë dhe SHBA Krasniqin e Vetëvendosjes.
Por kjo nuk është e tëra.
Partia Demokratike e Kosovës ka deponuar një kërkesë në Kuvend, me të cilën ka kërkuar debat parlamentar për krimet e pasluftës në Kosovë, të cilën Kryesia e Kuvendit nuk e ka aprovuar të martën, duke kërkuar qartësimin e saj.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...