E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkelësi EULEX

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut, që vepron në kuadër të EULEX’it, konstaton se ky mision ka shkelur të drejtat e njeriut gjatë kryerjes së mandatit të tij ekzekutiv. Rasti ka të bëjë me një çështje pronësie në Mitrovicë, që i takon shtetasit të Kosovës, Xhelal Kazagic. Nga Jeton Musliu më 27 prill 2011 në ora 09:10

Rendi, ligji dhe lufta kundër korrupsionit ishin pikat më të forta, me të cilat EULEX bleu besimin e kosovarëve. Por, tre vjet më vonë, imazhi i këtij misioni vazhdon të shembet. Shkatërrimit të besimit në sy të kosovarëve një të shtyrë duket se ia ka dhënë edhe një raport i Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut, që funksionon brenda këtij misioni.

Rasti i regjistruar nën emrin e Xhelal Kazagic, një shtetasi të Kosovës nga Mitrovica, tregon se EULEX ka probleme me punën e vet. Ky mision nuk ka arritur ta shqyrtojë fare rastin e këtij qytetari. Madje, në një çështje që duket të mos jetë shumë e rëndë. Dosja nuk ka të bëjë as me krime lufte, e as me korrupsion, por me një çështje pronësore. Procesi gjyqësor, për të cilin Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut brenda EULEX’it konstaton se ka pasur shkelje nga gjyqtarët e këtij misioni, zanafillën e ka në vitin 1984. Në atë kohë, dy vëllezër ndërtojnë shtëpinë dhe bien dakord që mbi pasurinë të kenë të drejta të barabarta, kurse pas regjistrimit të tokës dhe shtëpisë, ndarja të bëhet sipas kadastrës.

Por, në vitin 2002, Zyra Kadastrale në Mitrovicë, e drejtuar nga ish UNMIK-u, publikoi një listë pronash ku shtëpia, rruga dhe oborri i vëllezërve Kazagic i takonte dikujt tjetër.

Vite më vonë, në shkurt 2005, një person me emrin M. K, i cili këtë pronë e konsideronte të veten, merr një kredi prej 50 mijë eurosh në Bankën Ekonomike në Prishtinë.

Disa ditë më vonë, më 11 mars 2005, Gjykata Komunale në Mitrovicë e shqyrton këtë rast, por si huamarrës e cilëson edhe njërin prej vëllezërve Kazagic.

Në të njëjtin muaj të atij viti, me kërkesë të njërit prej vëllezërve, Zyra Kadastrale në Mitrovicë e vlerëson këtë pronë me 120 mijë euro.

Por, gjatë kësaj kohe, asnjëri vëlla nuk dinin për hapat e M. K.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›