Pacolli qëndron në qeveri
Prishtinë, 27 prill, NOA – Behgjet Pacolli do të mbetet zëvendëskryeministër në kabinetin qeveritar të Hashim Thaçit. Sipas gazetës Express, Pacolli, së bashku me stafin e tij, janë takuar të martën me kreun e Qeverisë dhe zëvendësinë e tij, Hajredin Kuçi, ku për disa orë kanë biseduar rreth hartimit të marrëveshjes së koalicionit.
Pjesëmarrës në takim kanë pranuar se tanimë gjithçka është sqaruar dhe marrëveshja e re midis AKR-së dhe PDK-së pritet të nënshkruhet shumë shpejt.
Sipas gazetës Pacolli ia ka prezantuar shefit të Qeverisë planin e tij për postin e zëvendëskryeministrit. Kreu i AKR-së ka kërkuar që të ketë mbështetjen e Qeverisë dhe të kryeministrit në fushatën lobuese për njohje për Kosovën, në joshjen e investimeve të huaja dhe tema tjera qe lidhen me postin që ai pritet ta ushtrojë, ka thënë një burim për gazetën.
Po ashtu, Thaçi dhe Pacolli janë pajtuar që AKR-ja ti marrë edhe dy ministri.