Politizimi i një varri

Lufta politike mes shqiptarëve dhe serbëve ende nuk është varrosur. Përkundrazi, tashmë edhe të vdekurit po bëhen pjesë e saj. Nga zyrat diplomatike kjo luftë po zhvillohet përkohësisht në varrezat e Gjilanit. Aty është hapur një varr i një gruaje serbe nga persona ende të paidentifikuar nga Policia e Kosovës.
Ajo që besohet deri më tani është se demolimi i varrit është bërë për qëllime të përfitimit materiale. Por, hetimet mund të tregojnë edhe diçka tjetër.
Pavarësisht kësaj, zyrtarët serbë si zakonisht nuk kanë qenë të durueshëm t’i presin hetimet përfundimtare të Policisë së Kosovës. Ata tashmë kanë marrë një qëndrim lidhur me varrin e demoluar të Zivka Jovanoviq. “Hapja e varrit të Zivka Jovanoviq është një mesazh i qartë se serbët nuk mund t’i varrosin të vdekurit e tyre në Gjilan”, ka thënë Dragan Nikoliq, i cili vetën e prezanton si kryeshef të Qarkut të Anamoravës. Në këtë mënyrë, Nikoliq tashmë ka identifikuar etnitetin e autorit të kësaj vepre kriminale.
Menjëherë pas Nikoliqit ka reaguar edhe përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith. Reagimi i tij, më shumë se për një akt kriminal, flet për rëndësinë e mbrojtjes dhe respektimit të riteve, vendeve dhe trashëgimisë fetare të të gjitha komuniteteve.
“Nuk e theksoj dot sa duhet rëndësinë e mbrojtjes dhe respektimit të riteve, vendeve dhe trashëgimisë fetare të të gjitha komuniteteve. Unë i nxis autoritetet përgjegjëse që t’i ri-dyfishojnë përpjekjet e tyre për të mbrojtur dhe restauruar veçanërisht varrezat ortodokse serbe në mbarë Kosovën”, ka thënë Feith në reagimin e tij.
Por, Policia e Kosovës vlerëson se rasti nuk duhet të politizohet. Të dhënat e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit tregojnë se raste të ngjashme ka pas edhe në të kaluarën.
Mirëpo, krejt kjo ngjarje kishte filluar në ditën e varrimit të së ndjerës, Zivka Jovanoviq në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës tregojnë se në ditët e varrimit të Zivka Jovanoviq ka pasur ankesa të serbëve se ata janë gjuajtur me gurë nga shqiptarët, derisa zhvillohej ceremonia e varrimit.
Por, zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Ismet Hashani, thotë se kjo është e pamundur. “Policia e Kosovës ka qenë prezent atë ditë dhe kemi edhe video-inxhizimet, që vërtetojnë se nuk ka pas sulme e as tendenca të tilla”, shton ai.
Sipas tij, ky është rasti i parë që ka ndodhur ne komunën e Gjilanit, ku një varr është hapur për qëllime ende të panjohura.
Por, vjedhje nëpër kisha ortodokse kanë qenë të shpeshta. Sipas Hashanit, në të gjitha rastet vjedhësit që janë arrestuar kanë qenë të komunitetit serb.
“Ky rast na ka irrituar edhe neve shqiptarëve. Serbët po bëjnë shumë propagandë dhe po i japin kahe të kundërt, me dyshimet që ekzistojnë, sepse ne akoma nuk e dimë se kush e ka bërë një akt të tillë”, vlerëson Hashani.
Ai shton se tash për tash nuk mund të përcaktohet etnia e të dyshuarit, i cili ka hapur varrin e Zivka Jovanoviq. Në bazë të traditave ortodokse, të vdekurit duhet të marrin gjësendet e vlefshme edhe në varrë. Kjo, sipas Hashanit, ka mundur të shtyjë dikë që të hapë varrin e së ndjerës.
Pavarësisht kësaj, ai paralajmëron se do të bëhet gjithçka që autori i këtij akti të shëmtuar të identifikohet dhe më pas edhe të arrestohet. Pikërisht këtë e ka kërkuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemail Mustafa, por edhe Qeveria e Kosovës.
“Jemi thellë të indinjuar dhe e dënojmë secilin rast vandal që e cenon lirinë, dinjitetin dhe pasurinë e individit dhe familjes e sidomos një rast të kësaj natyre, pavarësisht motivin, që tenton të cenojë besimin e krijuar me vite ndërmjet komuniteteve në komunën tonë”, thuhet në reagim.
Mustafa me këtë rast fton familjarët e dëmtuar dhe të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit që të mos keqinterpretojnë dhe të mos e keqpërdorin këtë rast, derisa hetuesia të mos i identifikojë aktorët dhe t’i nxjerrë para drejtësisë.
Ndërsa Qeveria e Kosovë fton organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që ky akt i rëndë të zbardhet dhe shkaktarët e tij të gjenden para drejtësisë dhe të marrin verdiktin e merituar.
”Qeveria rithekson edhe njëherë të gjitha angazhimet e saj për respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë, me theks të veçantë të komunitetit serb, të drejta këto të garantuara me Kushtetutën dhe me të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë reagim.
Qeveria vlerëson së ky akt nuk duhet lejuar assesi të keqpërdoret nga askush për qëllime të ulëta politike.
Rasti në polici ishte lajmëruar nga Nenad Jovanoviq, i cili bashkë me bashkëshorten e tij dhe familjare të ngushtë e të ndjerës kishin shkuar për t’i vizituar varrezat sipas zakoneve fetare të tyre.
Duke iu referuar informacioneve të policisë, ata kishin vërejtur se ishte dëmtuar mbishkrimi i vendosur mbi varr, si dhe varri i së ndjerës ishte hapur dhe arkivoli ishte i dëmtuar.