Çikat khehen te babi

Katër muaj pas qëndrimit në strehimore të fëmijëve në Prishtinë, dy vajzat e mitura - A.Kahrimani dhe D. Kahrimani - më në fund janë kthyer në shtëpinë e tyre. Vajzat e moshës 13 dhe 10 vjeç tash e tutje do të jetojnë me babanë e tyre në Pejë.
Dy vajzat e Naim Kahrimanit ishin ndarë nga ai kur Ministria e Drejtësisë në Kosovë kishte marrë një kërkesë nga Ministria e Drejtësisë në Serbi që vajzat të jetojnë me nënën e tyre në Suboticë të Serbisë.
“Më në fund fitoi drejtësia dhe tash përgjithmonë m’i kanë kthyer vajzat e mia në shtëpi”, thotë Kahrimani një ditë pas kthimit të vajzave në shtëpinë e tij.
Edhe 13 vjeçja, A. Kahrimani thotë se gjatë qëndrimi të tyre në SOS Kinder Dorf, ajo së bashku me motrën e saj kishin qenë në gjendje të rëndë psikike, pasi që, siç thotë ajo, kanë pasur frikë se do të ndahen përfundimisht nga babai i tyre.
“Gjatë këtyre muajve të qëndrimit tonë në SOS Kinder Dorf, kemi qenë para thyerjes shpirtërore dhe psikike, sidomos motra e vogël disa herë edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe ka qenë në spital. Gjithë këtë ngarkesë e ka shkaktuar frika e vazhdueshme se mos po na kthejnë në Serbi dhe kurrë më nuk e shohim babin e as Kosovën”, thotë 13 vjeçarja A.K.
Dy vajzat Kahrimani deri në përfundim të viteve të 90-ta kishin jetuar me prindërit e tyre në Suboticë të Serbisë.
Pas ndarjes së prindërve, gjykata serbe kishte marrë vendim që kujdestaria e vajzave t’i takojë nënës së tyre, Zuma Hajdarpasic.
Kjo e fundit, në një intervistë për Express, kishte thënë se të dy vajzat ishin marrë nga burri i saj, Naim Kahrimani në mënyrë të paligjshme.
Ajo ka thënë se të dy vajzat, i kishte dhënë burrit të saj, do të kalojnë pushimet në Pejë.
Në anën tjetër, Kahrimani për Express kishte pohuar se vajzat kishin vendosur të jetojnë me të dhe se pas kësaj ai i kishte regjistruar në njërën nga shkollat fillore të Pejës.
Kjo kishte zgjatur deri më 2 tetor të vitit të kaluar, kur punëtorët e Ministrisë së Drejtësisë, në asistim të policisë dhe të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale të Pejës, ia kishin marrë dy vajzat dhe i kishin vendosur në SOS Kinder Dorf.
Pas pesë ditësh ishte tentuar që vajzat të kthehen në Serbi. Kjo tentativë për kthim kishte dështuar pasi që në kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë vajzat kishin ikur nga automjeti zyrtar i institucioneve kosovare.
Me rastin e lëshimit të vajzave nga SOS Kinder Dorf, të premten, prezent kanë qenë përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe EULEX-it, si dhe punëtorët e Qendrës për Punë Sociale të Pejës dhe të SOS Kinder Dorf.