Pandeli Majko Si ndodh te behesh Kryeminister
Eumlshte i ri por ka tashme nje karriere fort te gjate e te ngjeshur politike. Per ta takuar ate na duhet me pare te ngaterrohemi me nje grup studentesh qe i gezohen pushimit mes dy oreve. Mesojne ne nje universitet privat. Njezet vjet me pare me siguri edhe ai qe kerkojme te intervistojme do te kete pasur te njejten pamje te shpenguar. Vetem pak metra me tej na duhet te ngjitemi ne katin e tete te nje pallati. Ketu jeton nje nga studentet protagoniste te dhjetorit 1990 ish-kryeministri ish-ministri ish-sekretari e kryetari i Grupit Parlamentar te PS Pandi Majko. Teksa rrufisim nje kafe te shkelqyer turke nisim te kujtojme gjera te aferta e te largetahellip
Kur ishit student pjesemarres ne levizjen demokratike studentore te dhjetorit 1990 a ju shkonte ndonjehere mendja se do te ishit bere politikan i karrieres
Une nuk besoj se ekziston nje politikan i tille i cili te jete bere politikan profesionist vetem fale vendimeve qe ka marre dikur. Kur isha student mora pjese ne ate qe me pas u quajt Revolucioni i Dhjetorit. Pas kesaj ne mendjen time kjo histori u quajt e mbyllur. Une bashke me miqte e mi kishim bere detyren tone. Qellimi im i atehershem imediat ishte te merrja diplomen dhe te realizoja vetveten nepermjet profesionit te inxhinierit per te cilin po studioja. Megjithate nuk mund ta mohoj qe per literaturen politike kam pasur interes qe ne rinine time sigurisht per botimet qe dilnin asokohe. Kjo tendence mu thellua edhe me kur u njoha me shoket e mi te inxhinierise. Ne Fakultetet e Inxhinierise Mekanike dhe Elektrike ishin grumbulluar njerez me interesa te gjera qe nga matematika e deri te piktura keshtu qe bisedat qe benim perfshinin sfera shume te gjera. Ne fakt deshira ime rinore ka qene te studioja per shkenca politike e juridike porse atehere keshtu ishte njerezit ndaheshin jo sipas deshirave apo prirjeve por sipas mesatares dhe kategorizimit qe vendosej nga lart.
Rolin tuaj ne ditet e dhjetorit te 1990-s besoj se tashme e njohin shumica e shqiptareve por si ndodhi qe ju u lidhet me PS-ne Mund te ishit lidhur fare mire me ndonje parti tjeter apo jo
Menjehere pas Levizjes se Dhjetorit as qe behej fjale qe te merresha me politike. Ndryshe nga shume bashkemoshatare te mi une isha i fejuar dhe e shihja jeten ne nje kendveshtrim tjeter. Megjithate traumat e kohes nuk mund te mos kalonin pa lene gjurme tek une. Mjafton te kujtoj se nje pjese e mire e shokeve te mi u larguan nga vendi. Kjo marredhenie sigurisht pati reflektim shume te madh. Pjesa tjeter e marrjes me politike lidhen me nje varg rrethanash rastesore te cilat me lidhen me politiken mbas dhjetorit 1990.
Ndikoi ndonje person i vecante
Lidhja ime me te majten kishte te bente me se shumti me perkatesine time familjare. Rrethi im familjar ishte i lidhur me LANC. Pjesa me e madhe ishin anetare te PPSH-se aspak per poste por per lidhje qe kishin te benin me luften dhe me deshmoret. Ne zgjedhjet e 31 marsit diten qe do te votoja e kisha ndare mendjen per PD-ne por kur po dilja nga dera im ate me kerkoi vecmas. Ai zakonisht nuk kerkonte gjera aq me shume te lutej. Ai me kerkoi qe ate dite te votoj per partine tij. Une u gjenda ngushte. Me tha qe pasi ta besh kete hajde te te shoh syte dhe te te shoh se si e ke zbatuar kete. Jam nisur drejt kutise se votimit me shume dyzim me emocione pozitive e negative. Mbaj mend qe nje arsye me tej me shtyu te votoj PS ishte fakti qe ne zonen time kandidonte nje femer Ermelinda Meksi. Kjo shenoi nje kthese te pare qe me shtyu te heq dore nga dyzimi i meparshem. Asokohe me gjeti belaja me gruan. Ajo ishte e bindur te votonte ndryshe. Tani kjo eshte pjese e humorit familjar. Gjithsesi besoj se eshte thene e sterthene qe te gjithe ne jemi produkte te se shkuares dhe jo te se ardhmes per fat te keq.
Si iu duk politika ne fillimet tuaja u zhgenjyet
Te them te drejten nuk pata ndonje zhgenjim te madh. E njihja disi politiken nga literatura. Madje kisha lexuar edhe librat e Hoxhes te cilat ne kohen tone i jepnim edhe provim. Ne ate fillim po ndertoja jo vetem politikanin Majko por edhe veten ne njefare menyre. Une hyra ne politike ende me nje histori jo plotesisht te formuar individuale. Te futesh ne politike ne moshen 22-23-vjecare perben nje rrezik shume te madh. Kete ne fakt e kam kuptuar shume kohe me vone duke pare edhe shembuj te vendeve te tjera ku politikane te ndryshem e nisin karrieren edhe mbi 30-40 vjec cka do te thote pasi kane krijuar nje status social personal lidhje te caktuara dhe nje pervoje vetjake.
Pra mendoni se ishte ende heret per tu marre me politike
Kete nuk mund ta them plotesisht. Ne radhe te pare ishin rrethanat e kohes. Me shume ishte nje gje qe ndodhi dhe aq. Po kjo kishte lidhje edhe me menyren se si e konceptonte asokohe brezi im politiken. Disa muaj pas zgjedhjeve te para nje nga studentet e Inxhinierise Zela me erdhi e me takoi. Asokohe ishte mbyllur Universiteti i Tiranes. Une kisha filluar pune ne oficinen e universitetit si tornitor. Shkollimi qe kishim na lejonte te punonim si tornitore te kategorise V. Propozimi i Zeles mu duk si enderrimtar ishte ideja per te krijuar nje forum rinor te PS-se. Fillimisht hezitova. Mendoja se per mua politika ishte dhe do te mbetej nje dicka anesore. Megjithate per te qene korrekt me shoket e mi morem nje takim me Namik Doklen. Shkova ne godinen e ish-KQ te PPSH-se ishte nje gje e rende fillimisht per mua por gjithsesi takimi me Doklen shkriu shume gjera dhe me ndryshoi shume mendime. Pastaj erdhem te takimi me Fatos Nanon. Nga kreret PS-se pritja ne cdo rast ishte shume e mire por edhe disi habitore sepse ne ambientet e PS ne ate periudhe nuk shkelte kemba e askujt qe ishte ne moshen tone. Rame dakord dhe shtuam edhe emertimin Eurosocialist. Kjo krijoi impakt edhe me pozitiv sidomos per nderkombetaret pasi me ta ne fillim nuk e kemi pasur te lehte. Ne Konferencen e Pare Kombetare ku ne te rinjte ishim rreth 6-7 vete mu dha e drejta te flisja dhe ne ate konference u zgjodha anetar i Keshillit te Pergjithshem Drejtues. Ishte nje perjashtim pasi une ende nuk e kisha teseren e PS-se.
PPSH ka nje histori te nderlikuar. Ju vete si student u ngritet kunder anes se saj te erret. Kur iu bashkuat PS a ndiet ndonje trysni nga mbetjet e kesaj pjese
Me duhet te them se PS perben operacionin me delikat psikologjik qe eshte bere ne shoqerine shqiptare. Kur kam folur per here te pare ne Konferencen e Pare te PS-se e dija qe do kisha probleme. Fjalen time e ndertova duke bere fillimisht nje kritike shume te ashper per PD lidhur me menyren se si ajo po i orientonte politikat e veta. Ne ate kohe Qeveria e Stabilitetit po e mbyllte ciklin e vet. Mbaj mend me shume kenaqesi menyren optimiste se si u prit fjala ime. Shpesh nderpritesha nga duartrokitjet. Por kur u mora me te shkuaren ne salle ra heshtja. Une kete disi e parandieja por ama kjo ishte edhe arsyeja perse isha duke folur ne ate cast. Kjo ishte dhe kontrata e pare qe une vura me ate qe sot e konsideroj partine time. Me pas u bera anetari i Komitetit te Pergjithshem Drejtues. Isha i pari jo ish- anetar i PPSH-se ne kete organizem. Hapi tjeter qe pastaj me vuri ne shinat e politikes se terrenit ishte propozimi per deputet ne zgjedhjet e 22 marsit. Kam kandiduar me idene se nuk do te fitoja. Perballe kam pasur Arben Imamin ne zonen e Xhamllekut. Me kenaqesi e them se doli zona e dyte per nga numri i votave per PS-ne. Ne ate periudhe ne PS nuk kishim lufte berrylash. Deri nje dite para votimit kishte kandidate qe donin te terhiqeshin. Kishte pergjithesisht nje deersion ne radhet e socialisteve. Megjithate grupi parlamentar qe doli nga 22 marsi ishte nga me cilesoret ne keto kohe. Kishte individualitete qe vinin nga fusha dhe profesione te ndryshme dhe qe kishin bere tashme emer te mire kudo.
Ju dhe Ilir Meta mbaheni si perjashtim. Jeni shembulli se si ne krye te nje vendi te brishte vihen dy djem fare te rinj. Si ndodhi kjo
Mendoj se zgjedhja ime ne krye te nje qeverie socialiste ishte produkt i rrethanave te caktuara. Ne ate kohe isha sekretar i pergjithshem i PS-se dhe kryetar i Grupit Parlamentar. Nuk na shkonte mendja se Nano do te jepte doreheqjen pas 14 shtatorit. Kujtoj se asnje nga te propozuarit ne Kryesi nuk pranonte te merrte ne dore qeverine ne ate situate. Ne nje moment te ketij vakumi eshte ngritur Ilir Meta dhe me ka propozuar. Pa pritur qe une te flisja pa thene as po dhe as jo te gjithe u ngriten ne kembe. Kjo gje u vendos. Pas disa minutave telefonata e pare ishte nga Romano Prodi. Me uroi dhe me beri nje bisede dhe qe me beri te ndihem mire. Asnjehere nuk do tia harroj. Mbase per te ka qene thjesht nje rutine por per mua ishte shume. Te nesermen u be mbledhja e Komitetit te Pergjithshem Drejtues por tashme ishte nje formalitet. Zgjedhja ime qe ne Kryesi e kishte krijuar impaktin e vet.
Dita e pare si Kryeminister
Mund tju duket cudi por dita e pare ishte rutine. Tashme isha marre me disa nga ato pune keshtu qe ne fakt ne fillim nuk eshte se me beri ndonje pershtypje te madhe. Fola me te tjere kolege te huaj por jo si me Prodin. Me pas kam pasur nje moment qetesie. Porosita nje kafe dhe u afrova te xhamat e dritares. Aty nisa te mendoj se sa afer isha ne distance nga krahu i majte i Hotel Dajtit ku dikur ulesha me shoket. Rrugetimi ishte i shkurter po traumatik. Ne ate dite kam bere disa betime me veten te cilat nuk eshte koha ti themi tani.
Momentet tuaja me te bukura gjate kohes si Kryeminister
Ne radhe te pare kohore vjen organizimi i Konferences se Donatoreve. Sot mund te duket si nje gje rutine por ne ate kohe ishte rikthimi i besimit te Shqiperia dhe shqiptaret nje besim qe ishte tronditur thelle. Ngjarja e dyte ishte miratimi i Kushtetutes pastaj vjen vizita ime ne Prishtine. Sa per tu kthyer pak pas. Ne konferencen e pare per shtyp si Kryeminister kisha thene qe dy jane objektivat e mi madhore Kushtetuta dhe Kosova. Kur kam dale nga zyra si Kryeminister te dyja keto pika i kisha plotesuar. E kisha mbajtur fjalen.
Domethene se u larguat qetesisht nga posti i Kryeministrit
Nuk e them dot tani i qete i merzitur apo cfare tjeter. Ne fund te fundit u largova kryelarte. Ne politiken shqiptare ka pasur plot raste kur ka ndodhur e kunderta.
Si e gjykoni cilesine e politikes se sotme A eshte ajo qe ju enderronit ne fillim
Mendoj se shumica e atyre qe sot jane ne politiken shqiptare as qe e kane cuar me pare ndermend se do te ishin politikane profesioniste. Sikurse une edhe ata jane thjesht produkt i rrethanave te kohes. Por mendoj se qe nga lsquo90 e kendej po krijohet nje shkolle e politikes shqiptare. A ka trauma apo jo Sigurisht qe ka por ne marredhenie me krejt historine e shqiptareve kjo periudhe traumatike eshte vetem nje cerek oresh. E vertete ne jemi duke kaluar nje tranzicion te veshtire por sipas meje pjesen me delikate e kemi kaluar. Ka shume kendveshtrime lidhur me pyetjen tuaj. Ajo qe une desha te theksoj eshte se shume prej politikaneve shqiptare jane ndryshe ne Parlament e ndryshe ne jeten e perditshme. Ka nje lloj dyzimi te figurave mbase edhe lidhur me faktin se si perceptohen ata nga jashte politikes. Shume nga kompromiset qe jane arritur ne politiken e sotme shqiptare do te ishin te pamundura nese nuk do te kishim nje dyzim te tille. Kjo eshte e kuptueshme. Kjo eshte e lidhur edhe me nje pike tjeter shume prej votuesve kane zgjedhur rrugen me pak te lehte per te vendosur ne vendimmarrje ata votojne jo per voten pro por per vote kunder. Dikush prej politikaneve kete e ka kuptuar dhe madje e ka shfrytezuar. Nuk eshte edhe aq e lehte te pohohet kjo gje pasi del nga skemat klasike te demokracise por gjerat duhen thene keshtu si jane.
Cfare mund te ishte bere me mire ne politiken shqiptare
Sipas meje duheshin hapur me shume dyert per brezin e ri ne politike. Pa shihni pak Sa si une e ndonje tjeter kane mbetur nga brezi i dhjetorit lsquo90 Kete gje duhet ta bente e djathta cuditerisht kjo ndodhi ne te majten mbase nganjehere edhe ne menyre te tepruar.
Ekziston nje ide e perhapur sipas se ciles shpetimi i ketij vendi do te vije vetem kur ne krye te jene njerez qe nuk kane qene anetare te PPSH-se. Ju jeni njeri prej tyrehellip
Historise politike te Shqiperise nuk i ka ardhur e keqja nga menyra se si ka qene marredhenia me komunizmin por me antikomunizmin. Ky vete pra antikomunizmi ka pranuar ne gjirin e tij njerez qe mund dhe nuk duhet te ishin ne kete hulli. Fakti i deshtimit te perfaqesimit sa duhet ne politike i interesave te ish te perndjekurve dhe pronareve i ka shnderruar ata ne shtresa te margjinalizuara te shoqerise shqiptare. Beteja e tyre nuk eshte humbur duke u perballur me te majten. Betejen e tyre ata e kane humbur me te djathten dhe brenda PD-se. Kjo mbase eshte e rende te thuhet por besoj se kjo eshte e verteta.
Ju jeni nje i njohur i vjeter i Ilir Metes keni ndonje fjale per te thene per te
Ai eshte aktualisht zevendeskryeminister i nje qeverie me te cilen jam ne opozite. Kaq besoj se mjafton. Nuk kam ndonje gje tjeter.
Marredheniet tuaja me Fatos Nanon
Te komplikuara si vete Nano.
Ju jeni edhe nje i njohur i vjeter i Kryeministrit Berisha. Si e gjykoni performancen e tij politike ne gjithe keta vjet
Mendoj se ai tashme e ka krijuar modelin e tij. Ka nje varg arsyesh te cilat sot mua do te me shtynin ta etiketoja si pergjegjes per te gjitha te keqijat qe kane ndodhur ne keta vjet. Kjo do te ishte shume e lehte por une do te them se atij nuk i mungon instinkti politik ai ka ditur ne momente shume te veshtira ta rimarre veten dhe ka zgjidhur situata ne favor te tij. Pas 1997-s menduan se ai do ta kishte shume te veshtire por ai ia arriti te binde nje pjese te publikut fale edhe gabimeve te se majtes publikun sar fale edhe gabimeve te se majtes. Kjo duhet thene keshtu sic eshte. Pas zgjedhjeve te 2005-s duke imituar Nanon ai ftoi rreth tij njerez qe nuk ia kishin dashur te miren. Vete KOP mbeti nje mekanizem i cili kontribuoi vetem per tu dhene jete karrieres se shume njerezve qe nuk shikonin rruge tjeter. Tani kur flasim Berisha drejton nje qeveri te konsumuar. Keshtu ndodh zakonisht me cilindo qe rikthehet ne karrigen e pushtetit. Sot ai eshte duke konkurruar veten sidomos per nga dobesite dhe besoj se do ta kete te veshtire per te qendruar ne ate post. Ashtu si edhe Enver Hoxha ai ka per te mbetur ne historine e politikes duke u kujtuar per periudhat kur ka qene me i dobet politikisht. Njesoj si marredhenia e Enver Hoxhes me partizanet e vertete po ashtu edhe marredhenia e Berishes me iniciatoret e dhjetorit lsquo90 do te mbetet nje marredhenie e vecuar per nga menyra se si ai e menaxhoi procesin qeverises. Ai per fat te mire apo te keq mbetet nje njeri kontradiktor mbetet gjithashtu nje nga elementet baze mbi te cilet duhet te ngrihet analiza per te gjykuar historia politike e ketyre viteve te fundit. Ne fund te fundit eshte nje njeri qe ka prodhuar shume histori. U takon brezave qe vijne qe te gjykojne me ftohte mbi te.
Cfare eshte opozita sipas jush
Ajo qe lidhet me moralin dhe me endrren. Nese keto te dyja nuk bashkohen eshte e veshtire te kemi opozite. Mendoj se keshtu eshte kudo jo vetem te ne.
Po opozita te ne Mund te kishte bere me shume sipas pikepamjes tuaj
Opozita eshte e detyruar te sillet si reaksion dhe jo si aksion kjo e nderlidh ate me procesin qeverises. Eumlshte shume e veshtire te besh nje diskutim se si duhet te jete opozita ne kushtet e qeverisjes se Berishes. Une nuk jam partizan i asaj qe te ndajme dy gjera opozite e forte apo e dobet. Kjo varet nga rrethanat se si funksionon termometri qeverises. Nese kemi nje qeverisje te shendoshe nuk ka se si te kemi nje opozite agresive apo te ashper apo te forte quajeni si te doni. Dhe e kunderta nese kemi nje qeverisje te dobet apo arrogante atehere sigurisht qe opozita duhet te gjeje mjetet e veta qe zakonisht jane me te ashpra apo me evidente. Ne na ka mbetur nje zakon zakonisht rolin e opozites vazhdojme ta shikojme si nje aksion si nje gje qe eshte e lidhur zakonisht me kriza te forta. Realisht per qeverisjen e Berishes ka nisur numerimi mbrapsht. Problemi eshte qe politika dhe e gjithe shoqeria jone te gjeje ekuilibrat e brendshem qe mundesojne shmangien e traumave qe mund te sjelle kalimi i pushtetit nga nje force politike ne tjetren. Sfida me e madhe ne kete rast eshte vete PD-ja. Ne e kemi pare se si di ta marre pushtetin por jo se si di ta dorezoje ate. Pra duhet nje pakt i pergjithshem ne emer te interesave qe jane shume here me te rendesishme se sa ato te vete partive. Kur them pakt nuk nenkuptoj vetem nje marreveshje ne leter por shume e me shume se kaq.
Si e pritet ardhjen e Edi Rames ne krye te PS-se
Une kete e prisja sepse kandidimi i tij kishte te bente me krijimin e nje stature qe ne nje menyre apo ne nje tjeter ai kishte nisur ta krijonte. Edin e kam njohur gjate periudhes se periudhes se pare te opozites sone. Vleresoja tek ai aftesi dhe cilesi qe u identifikuan qe ne kohen kur ishte per here te pare kryetar bashkie i Tiranes. Pastaj kemi punuar njefare kohe bashke une sekretar e ai kryetar i partise. Fitore e madhe ishin zgjedhjet lokale ne 2007-n kur morem shumicen e qyteteve te medha. Ishte nje gje e rendesishme politikisht sepse me ane te ketyre zgjedhjeve sikur u mbush disi ai boshlleku qe kishim lene pas. Ky moment riktheu besimin e nje pjese te rendesishme te shqiptareve per PS-ne. Nga ana njerezore them se eshte me vibrant se Nano ne pranimin e debatit. Nganjehere eshte edhe me i ashper se sa duhet dhe i mbetet hatri por ka reflektimin me te shpejte se cilido nga lideret te cilet kam njohur. Ne kete kuptim kjo gje eshte bere pjese e problemeve dhe e marredhenieve me te cilat kam pasur me te.
Telefoni i Majkos ka rene nderkohe disa here. I biem ne te se kurioziteti yne dhe koha e tij jo gjithnje jane kompatibel pa fund. Edhe nje here hipim ne ate ashensorin qe na ngriti ne katin e tete. Jashte studentet nuk jane me. Nje shi i forte i ka shperndare gjithandej. Valle e dine se vetem pak metra larg tyre jeton nje ish-koleg qe fati e solli qe nga auditori drejt e ne majat e shtetit