Pollo: Edi Rama dhe të tijtë dinë të votojnë vetëm kundër
BERAT- Ministri dhe kryesuesi i listës së PD-së në qarkun Berat, Genc Pollo, ka zhvilluar një takim në qendër të komunës Perondi në Kuçovë me mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së tij deputeti Pollo tha se ne jemi për sipërmarrjen e lirë, ne jemi për fermerët që duhet t’i themi “Të lumshin krahët dhe të vaftë puna mbarë”, sepse janë programet e kësaj qeverie dhe të Partisë Demokratike, që kanë subvencionuar kultura të veçanta bujqësore dhe janë jo pak, por 4000 fermerë në qarkun e Beratit, të cilët kanë marrë subvencione. Kaq ishte e mundur të bëhej dhe nuk ishte pak.
Më tej Pollo ka premtuar se në 4-vjeçarin e ardhshëm qeverisës subvencionet në fshat për fermerët do të dyfishohen, pse jo dhe të trefishohen: “Por 4 vitet e ardhshme ne duam që ato të jenë 8 mijë fermerë, pse jo dhe 12 mijë fermerë, dhe subvencionet të dyfishohen dhe të trefishohen. Ky është premtimi ynë, ky është angazhimi ynë.”
Pollo nuk ka lënë pa përmendur edhe kundërshtarin socialist Edi Rama dhe partinë e tij, i cili, sipas Pollos, sa herë është votuar për të mira publike për Beratin, Kuçovën dhe gjithë Shqipërinë i ka urdhëruar të tijtë të votojnë kundër:
“Përballë kemi Partinë Socialiste dhe Edi Ramën që sa herë ne votonim buxhetin për subvencionet bujqësore, ata votonin kundra; sa herë që ne votonim buxhetin për dyfishimin e rrogave të arsimtarëve, Edi Rama urdhëronte deputetët të votonin kundra dhe në qoftë se ne angazhohemi të dyfishojmë dhe të rrisim më tej deri në 700 mijë lekë të vjetra rrogat e arsimtarëve, përsëri Edi Rama do mbetet në opozitë dhe po të jetë ai në krye të PS-së jam i sigurt do votojë kundra, por nuk ka ç’i bën se nuk na ndalon dot. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me rrugën. Po ndërtohet rruga Berat-Urë Vajgurore- Poshnje-Lushnje, me buxhetin e shtetit që ne kemi miratuar në kuvend si përfaqësuesit tuaj direkt, që Edi Rama e votoi kundra.” – përfundoi Pollo.
(m.a/BalkanWeb)