Tiranë, zbulohet baza e falsifikimit të dokumentave zyrtare
TIRANË-Zbulohet baza e falsifikimit të kartave të identitetit dhe certifikatave në kryeqytet. Sektori i Krimit Ekonomik në Tiranë arrestoi Ylber Huqin, 62 vjeç, ndërkohë që një shtetas tjetër identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije është shpallur në kërkim.
Falë një operacioni blic të Skektorit Kundër Krimit Ekonomik është bërë i mundur identifikimi i vendit ku strehohej 62-vjecari, në rrugën “Qemal Stafa” pranë zonës së njohur si Xhamlliku.
"Operacioni u realizua në afërsi të zonës së Xhamllkut në Tiranë, ku sot në orën 14.00’ u arrit ekezekutimi i masës së sigurisë arrest në burg dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin e Ylber Huqi, për konsumim të veprës penale të fallsifikimit të dokumentavee vulave, e kryer më shumë se një herë”. Pas një punë operative hetimore dhe proçeduriale u mundësua dokumentimi ligjor i përfshirjes së këtij shtetasi në aktivitetin e fallsifikimit të dokumentave zyrtare si : Vula të ndryshme Drejtorisë Rajonale së Transportit Rrugor, vula të ndryshme të Komunave Paskuqan, Kryeevidh etj). Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme të Dëftesave të shkollave të mesme të ndryshme të falsifikuara, një sasi e konderueshme të Vërtetimeve të Hyrje – dalje të Doganës së Durrësit, një sërë certifikatash të zyrave të ndryshme të gjëndjes civile, karta identiteti të dyshuar të falsifikuara, një sasi e konsiderueshme të lejeve të qarkullimit ndërkombëtar të mjeteve ; formular të paplotësuar të vërtetimeve të ndryshme të titullit të pronësisë, Vërtetime e formular të paplotësuar të Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme", bëri me dije zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini.
Ndërkohë pas një kontrolli të banesës së tij e cila shërbente njëkohëshisht si bazë fallsifikimi të dokumentave zyrtare u sekuestrua edhe një sasi prej 2 kg lëndë narkotike.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për hetime të metejshme ndërkohë që vazhdon puna hetimore për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në aktivitet të kundraligjshëm.
Ylber Huqin, 62 vjeç, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2008 është arrestuar falë operacionit “Kafazi i Pëllumbave”, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër falsifikonte dokumentet pranë ambasadave. Gjykata e Tiranë se kishte dënuar me disa vite burg, ndërkohë që pas lirimit ai ishte rikthyer veprimtarisë së jashtëligjshme.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Elbasan, tentoi të ndryshonte të dhënat e pasaportës, pranga 30-vjecarit