Pollo Fitore edhe ne zgjedhjet e 2011-es
Ministri i Novacionit dhe Teknologjise Genc Pollo njekohesisht dhe deputet ne qarkun e Beratit ka zhvilluar nje takim me mbeshtetesit e Partise Demokratike ne komunen Perondi te komunes se Kucoves. Ne fjalen e tij Pollo ka deklaruar se edhe pse eshte ende heret per zgjedhjet e vitit 2011 e rendesishme eshte qe te gjithe te jemi te pergatitur per te fituar jo vetem ne kete komune por ne te gjithe rrethin. Me tej Pollo tha se Partia Demokratike ka nje pervoje te shkelqyer ne drejtimin e komunes se Perondise ku edhe pse ne nje periudhe te veshtire per vendin ajo gjate viteve 96-lsquo2000 eshte drejtuar nga nje drejtues nga me te suksesshmit e PD-se ne rrethin e Kucoves Rexhep Haderi.
Drejtuesit aktuale e kane lene komunen e Perondise ne meshire te fatit per arsye qe tashme dihen prej te gjithe komunitetit ndaj sfida e gjithsecilit eshte te punoje dhe te kujdeset qe ne zgjedhjet e majit komuna e Perondise ti kthehet Partise Demokratike dhe kandidatit te saj - tha Pollo. Ne vijim te takimeve te tij ne qarkun e Beratit ministri u ndal dje edhe ne komunen Cukalat te rrethit te Beratit. Komuna Cukalat eshte nje prej komunave ku fitorja e Partise Demokratike ka qene e padiskutueshme dhe investimet e Qeverise nuk kane munguar si ne infrastrukture rrugore ashtu edhe ne subvencionet bujqesore. Gjate fjales se tij Pollo tha se komuna e Cukalatit eshte nje prej komunave me te rendesishme te rrethit te Beratit ku investimet ne infrastrukturen rrugore do te vazhdojne edhe me tej gje qe do te beje te mundur lidhjen e komunes me fshatrat e tjera perreth. Ministri i Novacionit u shpreh se te gjitha premtimet qe kemi bere me pare ne kete komune i kemi mbajtur sic eshte rruga qe lidh qendren e komunes me fshatin Allambrez por gjithsesi ne kohet ne vijim do te mundohemi te bejme edhe me shume per kete komune qe gjithmone i ka besuar voten e saj kandidatit te PD-se. Gjate ketij takimi Pollo ka kujtuar gjithashtu edhe rregullat e liberalizimit te vizave ku u ka kerkuar te pranishmeve te mos i shkelin rregullat dhe te mos aplikojne per azil ose per pune perndryshe mund te penalizohen dhe vendi yne mund te futet ne listen e zeze te BE-se.