E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ne Itali Shqiptaret te vetedijshem per sfidat e heqjes se vizave

Presidenti i vendit Bamir Topi deklaron se autoritetet shqiptare por dhe qytetaret jane te vetedijshem per sfidat qe sjell liberalizimi i vizave. Deklarata e Kreut te Shtetit u be dje gjate takimit me kryetarin e Bashkise se Pratos ne Itali Roberto Ceni. Kryetari i Shtetit beri nje panorame te atmosferes optimiste te krijuar ne vend pas vendimit per liberalizimin e vizave per Shqiperine me BE-ne duke theksuar se shteti dhe qytetaret shqiptaret jane te ndergjegjshem per sfidat dhe detyrimet qe rrjedhin nga ky vendim- njofton Presidenca ne lidhje me takimin e Topit. Ne takimet e vecanta te zhvilluara gjate qendrimit te tij ne Prato me kryetarin e Bashkise se qytetit dhe me perfaqesuesit e Grupeve Ekonomike dhe te Shoqates Sopoti presidenti Topi vleresoi nivelin e shkelqyer te marredhenieve mes dy vendeve dhe popujve tane dhe miqesine tradicionale te konsoliduar nder vite. Topi vuri ne dukje faktin se Shqiperia e shikon Italine fqinje si nje partner te rendesishem strategjik dhe mbeshtetese te forte ne rrugen e saj per realizimin me sukses te aspirates per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Ai u ndal ne disa prej zhvillimeve me te fundit dhe reformave ne Shqiperi ne drejtim te konsolidimit te institucioneve demokratike fuqizimit te kuadrit ligjor si dhe permiresimit te klimes se biznesit ne vend. Kreu i Shtetit theksoi se Shqiperia mirepret zgjerimin e investimeve te bizneseve prestigjioze italiane. Ne takim u theksua rendesia e rritjes se pranise se investitoreve italiane ne vendin tone si dhe shtimi i shkembimeve ekonomike-tregtare mes dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›