Pollo: Formule te re zgjedhore
Kryetari i Partise Demokrate te Re, Genc Pollo, theksoi dje se ende nuk eshte gjetur nje zgjidhje ne lidhje me reformen zgjedhore dhe se tryeza duhet te nxjerr nje produkt te ndershem per te gjitha palet. "Tryeza e krereve te partive te djathta po diskuton per nje formule zgjedhore, qe te jete e drejte dhe e ndershme per te gjitha forcat politike", deklaroi ministri i Arsimit, Pollo. Sipas tij, ne tryeze eshte diskutuar per formulen zgjedhore dhe per mundesite qe ajo jep ne radhe te pare per eliminimin e problemeve qe jane verejtur ne te shkuaren. Kreu i PDR-se theksoi se shpresohej sa me shpejt per gjetjen e nje zgjidhjeje qe t'i linte te kenaqura te gjitha palet. Nderkohe qe nuk kane reshtur dhe debatet e negociatat per arritjen e nje qendrimi te perbashket, qe do te zhbllokonte perfundimisht procesin e bllokuar te reformes zgjedhore, e cila tashme eshte nje ngerc.