Bush uron Topin dhe Berishen per NATO
Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush, uroi dje Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha per marrjen e fteses nga Shqiperia per t'u anetaresuar ne NATO. "I dashur Bamir, takimi me Ju ne Rumani dhe me pas ne Kroaci ishte nje kenaqesi e vecante. Ndihem teper krenar per Ju dhe popullin shqiptar qe do te anetaresoheni ne NATO", i shkruan Bush, kreut te shtetit, me bindje se Shqiperia do te jete partner i fuqishem. I njejti mesazh i eshte percjelle dhe Kryeministrit Berisha. "I dashur Sali! Faleminderit miku im qe erdhe ne Zagreb. Me shijoi dreka jone dhe me te vertete u gezova tek ju keqyrja Ju, pas pranimit tuaj ne NATO, ne Rumani", falenderoi Bush ne mesazhin e urimit drejtuar Kryeministrit. Ai e uroi per punen e mire qe eshte bere ne Shqiperi.