E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te djathtet: Po mbrojme veten

Fatjona Mejdini

Aleatet e Partise Demokratike ne qeverisje pohuan diten e djeshme se marreveshja mes tyre dhe demokrateve per reformen zgjedhore ishte e veshtire per t'u arritur. Keshtu, ata deklaruan se ende nuk ishte gjetur zgjidhja e perbashket per sistemin proporcional rajonal dhe per kete arsye diskutimet do te vazhdonin. Kreu i Partise Republikane, Fatmir Mediu, ai i Partise Demokrate te Re, Genc Pollo dhe ai i PBDNJ-se, Vangjel Dule, lane te kuptohej dje se ata po luftonin per te arritur perfaqesimin real te partive te tyre nepermjet ketij sistemi dhe derisa te arrihej kjo nuk do e jepnin konsensusin e tyre per reformen. Por kreu i PR-se, Fatmir Mediu, i beri thirrje PD-se qe ta kryente kete reforme jashte interesave te vogla partiake. Sipas tij, ky sistem krijon probleme shume te medha per te djathten, si dhe krijon nje raport te detyrueshem marredheniesh me perfaqesimin politik dhe me identitetin politik te partive. "Sistemi zgjedhor qe do te aplikohet ne Shqiperi duhet te percaktohet nga nje dialog, qe del jashte interesave te vogla partiake", deklaroi dje ne nje prononcim per mediat, Mediu. Sipas tij, nje sistem i pranuar nga te gjitha palet do t'i bente ne radhe te pare mire vete te djathtes.

"Ceshtja eshte qe cdo sistem zgjedhor, natyrisht ka brenda dhe raportet dhe interesat politike te partive te ndryshme, ndaj po perpiqemi qe brenda ketyre raporteve dhe interesave, te shikojme ate qe eshte ne interes te se djathtes", deklaroi Mediu. Ne te njejten linje ka qene dje dhe reformatori Pollo, teksa eshte shprehur se duhet te arrihet nje akord per reformen zgjedhore, ne menyre qe te mos kete humbje votash nga partite e vogla. Nderkohe qe perfaqesuesit e PBDNJ jane serish te mendimit se per proporcionalin rajonal me baze 12 qarqet e vendit, as qe duhet diskutuar, pasi kjo do te shenonte dominancen e dy partive te medha. Vete Kryeministri Berisha deklaroi dje se ai ishte i hapur me aleatet e tij dhe se negociatat per sistemin po vazhdonin. Kreu i qeverise Berisha nuk mohoi dje edhe debatet me aleatet e tij ne lidhje me ceshtjen e sistemit, por theksoi se ishte i sigurt se se shpejti do te gjendej zgjidhja me e mire e perbashket. Prej me shume se nje jave vazhdojne takimet mes perfaqesuesve te partive te djathta ne lidhje me sistemin rajonal proporcional. Ndonese jane zhvilluar dy takime me kreret e partive te djathta dhe nje me ekspertet e seciles pale, ende nuk eshte gjetur nje zgjidhje per menyren me te mire te perfaqesimit te partive te vogla, perfaqesuesit e te cilave jane shprehur se shpjegimi qe PD i ben ketij sistemi nuk i mbron votat e tyre.

"Emrin ne disa lista"

Kreret e partive te vogla parlamentare i kane kerkuar Kryeministrit Berisha, njekohesisht liderit te PD-se, qe emrat e tyre te perseriten ne listat e disa rajoneve ne menyre qe mandati i tyre si deputetet te jete i sigurt. Kjo kerkese duket se nuk eshte pranuar nga kreu i qeverise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›