Brace, akuza qeverise per bilancin e viktimave
Nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, beri dje nje bilanc te dhimbshem te personave qe kane humbur jeten gjate ketyre 3 muajve, duke bere pergjegjese qeverine. "Nga janari, jane mbytur 16 vete, 26 humben jeten ne Gerdec, 300 te tjere jane plagosur e shume kane humbur jeten nga aksidentet. Per te mos permendur vetevrasjet", tha Brace. Sipas tij, keto bilance tragjike po ndodhin, pasi qeveria po e kthen punen ne nje instrument te marrjes se jetes. Ndersa ministri i Brendshem, Bujar Nishani, replikoi se siguria ne vend ka te beje me faktin se sot njerezit nuk kane me frike te udhetojne diten apo naten nga nje cep ne nje cep.