SHBA, bie mbështetja e popullit amerikan për presidentin Obama

Mbështetja e amerikanëve për presidentin e tyre Barack Obama ka rënë në nivelin minimal historik të saj.
Kështu sipas një sondazhi të publikuar prej institutit të studimeve shoqërore "Rassmusen" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm 44 përqind e amerikanëve mbështesin dhe i aprovojnë politikat e ndjekura nga presidenti Obama.
I njëjti sondazh vëren se mjaft prej qytetarëve amerikanë kanë mbështetur presidentin e tyre vetëm për reformën në shëndetësi, i cili është prioriteti kryesor i politikës së Obames.
46 përqind e amerikanëve kanë shprehur pakënaqësi në politikat e pergjithshme të ndjekura nga Obama, ndërkohë mbi 68 përqind janë shprehur kundër vendimit për shtimin e trupave në Afganistan dhe politikës së jashtme në terësi.
Sondazhi ka treguar një rënie prej 11 përqind të Obamës në krahasim me rezultatet e publikuara rreth 2 muaj me parë, ku presidenti amerikan gëzonte ende 55 përqind të mbështetjes së amerikanëve.