Gjykata e Apelit liron Rezart Taçin

Është liruar biznesmeni Rezart Taçi. Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për ndryshimin e masës nga "arrest me burg" në masën e sigurisë "me detyrim paraqitjeje" në prokurori. Seanca gjyqësore e parashkuar për paraditen e sotme u shty për arsye se dy gjyqtarët Zeqine Sollaku dhe Fatos Qato kanë dhanë dorëheqjen nga gjykimi.
Gjyqtarja Sollaku ka deklaruar se ka në gjyq tjetër me gazetarin Mero Baze. Ndërkohë që Qato u dorëhoq nga gjykimi për konflikt interesi. Avokatët e Taçit, Maks Haxhia dhe Artan Hajdari kanë kërkuar edhe ditën e sotme ndryshimin me masës së arrestit nga "arrest me burg" në "detyrim për paraqitjeje" kërkesë e cila u morr në konsideratë nga trupi gjykues pasditen e sotme. Në dy seancat e mëparshme në Gjykatën e Tiranës avokatët e presidentit të "Taçi Oil" kanë vënë në dispozicion edhe një garanci me shumë 100 mijë euro, por kërkesat janë rrëzuar nga gjykatësja Fahrie Budo.
Rezart Taçi akuzohet për "goditje për shkak të detyrës, kryer në bashkëpunim" ndaj gazetarit, Mero Baze.