Rama takim me ish- ushtarakët: Do shfuqizoj ligjin e pensioneve
PS premton shfuqizimin e aktit normativ te qeverise per pensionet e ish ushtarakeve. Ne tryeze me keta te fundit, kryetari i selise roze Edi Rama akuzoi kryeministrin Berisha per neperkembje te drejtesise, duke iu referuar vendimit te gjykates Kushtetuese qe rrezoi vendimin e qeverise per ish ushtaraket.
"Pa dyshim do të shfuqizojmë dhe aktin normativ që Saliu, në kundërshtim me Kushtetutën dhe në mungesë të plotë respekti për dinjitetin tuaj do të kalojë ditën e enjte në Parlament. Ndryshe nga Saliu ne dimë ti lexojmë dhe kemi dëshmuar tradicionalisht se dimë vetëm ti respektojmë", tha Edi Rama, kreu i PS.
Kryetari i Opozites tha se qeveria eshte shendrruar ne organizate fitimprurëse per njerëzit e pushtetit duke e shndërruar padrejtesine ne sistem. Kryesocialisti deklaroi se do te vijoje protestat per te mbrojtuar sic tha ai te drejtat e te gjithe shqiptareve, duke premtuar model te ri qeverises.
"Ne nuk ju premtojmë as ju dhe askujt tjetër në njerëzit e zakonshëm të këtij vendi mrekullinë, por angazhimin tonë, me mish e me shpirt, që qeverisja të jetë për njerëzit e zakonshëm, që jeta e shqiptarëve të zakonshëm të normalizohet. Ne ju premtojmë ju që sot vuani padrejtësinë e kthyer në sistem qeverisës, nxjerrjen nga balta ky i ka lënë Saliu", tha Rama.
Rama tha se Berisha ka deshtuar ne qeverisje, duke sjelle si shembull përmbytjet e fundit ne veri, qe per kreun e opozites paten shkaktar papergjegjshmerine dhe korrupsionin ne qeveri. Kryetari i opozites, deklaroi se formacioni politik qe ai drejton do te vijoje sic tha ai përpjekjet maksimale per ti dhene fund sic tha ai qeverisjes se klanit Berisha, per te sjelle modelin qeverises per njerëzit dhe me njerëzit.
Rovena Mocka Azhornuar se fundi ( e marte , 14 dhjetor 2010 )