Pollo: Prioritet, rrugët dytësore dhe lokale

Rrugët dytësore dhe lokale do të jenë prioritet i investimeve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për vitin 2011. Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit e të Komunikimit Genc Pollo deklaroi se buxheti i vitit 2011 kap vlerën prej 9 miliard e 830 milion lekëve.
Sipas Pollos, vëmendje do ti kushtohet edhe projektit për furnizim me ujë të zonave rurale. Fonde të konsiderueshme sipas Pollos, donatorët kanë dhënë edhe për uljen e varfërisë.