Pollo, Ramës: Cila është alternativa juaj për reformat në arsim
"Ne pritëm me kërshëri se çfarë do të na propozojë kreu i Partisë Socialiste pas një viti dialogu me Shqipërinë. Por vumë re se ai nuk tha asgjë të re për arsimin, përpos atyre që deklaroi në nisje të këtij turi", kështu është shprehur dje zëdhënësi i kryetarit të PDR-së, Genc Pollo. Ai ka reaguar një ditë pas deklaratës së Edi Ramës në konferencën për arsimin, ku hodhi akuza të ashpra për ministrin e Arsimit, Pollo. Sipas zëdhënësit politik të PDR-së, Ermal Bushi, Partia Socialiste nuk solli asnjë zgjidhje, nuk tha asgjë konkrete, çka tregon se opozita nuk ka një alternativë më të mirë për zhvillimin e arsimit në vend. Ndaj zëdhënësi i Pollos e ftoi kryetarin e PS-së, Edi Rama, të përkrahë reformat e Ministrisë së Arsimit, ashtu siç i përkrahin mijëra socialistë në të gjithë vendin. Kjo me argumentin se arsimi është sektor jetik, me të cilin nuk duhet abuzuar me deklarata politike.
Ndërsa dy ditë më parë, Rama deklaroi se "në Shqipëri, një nga arsyet e dështimeve të këtyre 17 viteve, është fakti se partitë kanë menduar të shkruajnë për të marrë pushtetin, por nuk kanë menduar se çfarë do të bëjnë të nesërmen e fitores. Rama insistoi në faktin se sistemi ynë arsimor është në një krizë, pasojat e së cilës janë sot ende të pallogaritshme. "Nga ana tjetër, me rritjen sistemike të falsitetit të kryerjes së një procesi nxënieje që në fëmijëri dhe deri në nivelin më të lartë pasuniversitar, gjithmonë e më pak cilësi, gjithmonë e më shumë falsitet e boshllëqe", nënvizoi Rama.
Ndërsa sipas PDR-së, parti e cila përfaqësohet në qeveri me kryetarin e saj, Genc Pollo në postin e ministrit të Arsimit, reformat në arsim janë më të rëndësishmet e ndërmarra ndonjëherë. Ato sollën frymë të re, si dhe u dhanë më shumë shanse të rinjve për t‘u shkolluar përmes sistemit të drejtë të konkurrimit në universitete. Ndërsa reforma më e fundit e MASH-it ka të bëjë me rritjen e viteve të shkollimit të arsimit parauniversitar, përmes sistemit 9-vjeçar. Ky sistem ishte planifikuar që në kohën kur vendi drejtohej nga socialistët, por gjeti zbatim vetëm këtë vit shkollor.