Zonat me rrezikun më të madh të ndotjeve kimike
Ndotja e ambientit është një nga faktorët kryesorë që stimulon zhvillimin e sëmundjeve, tumoret, keqformimet apo probleme të tjera të lidhura ngushtë me shëndetin. Përveç dëmtimit të ambientit, prishjes së natyralitetit dhe biodiversitetit, ndotja nga kimikatet ka pasoja për tokën, për ujin, që më pas infektojnë banorët dhe bëhen shkaktarët kryesorë të problemeve në qendrat e banimit. Zonat e rrezikshme, të mbiquajtura zonë me ndotje të madhe mjedisore janë në qendër të vëmendjes së projekteve bashkëpunuese të Ministrisë së Mjedisit dhe organizatave të huaja të vendosura në Shqipëri si UNDP. Konkretisht, në një takim të fundit, specialistë të UNDP-së, të mjedisit, kanë prezantuar projekte për të çliruar mjedisin nga këto ndotje të rrezikshme.
Sipas specialistëve, në këtë kohë nuk ka një inventar të plotë të të gjitha zonave të ndotura, por njëkohësisht ka mungesa të kuadrit ligjor, mungesa të hapësirave për hedhjen e mbeturinave.
Zona e rrezikshme e Bajzës
Zona e Bajzës është mbiquajtur zonë e rrezikshme me ndotje mjedisore, sepse ka magazina me kimikate dhe territori në stacionin hekurudhor të Bajzës. Bajza është një qytet i vogël në Komunën e Kastratit me mbi 2 mijë banorë rreth 30 km nga Shkodra dhe 3.5 km nga Mali i Zi. Qyteti është pjesë e pellgut ujëmbledhës të liqenit ndërkufitar të Shkodrës. I gjithë transporti hekurudhor për nga Mali i Zi kalon nëpër stacionin e Bajzës. Gjatë vitit 2007 kanë kaluar nga ky stacion mbi 8 mijë vagonë. Sipas një analize të UNDP-së, të referuar nga specialisti Lirim Selfo, në magazinat e stacionit në Bajzë janë depozituar 200-250 tonë kimikate të paidentifikuara, ambalazhi prej thasë letrash është grisur, kimikatet janë përzier me cipa lëkure që kanë qenë të destinuara për eksport, ndërsa origjina e kimikateve nuk është e qartë. Në 1991-1992 kanë ardhur nga Gjermania dhe janë ruajtur përkohësisht në Bajzë 480 tonë kimikate të rrezikshme , (pesticide), përfshirë toksafenin dhe acetatin e fenil mërkurit të ndaluara në SHBA në 1983 dhe në BE në vitin 1984, tashmë edhe me legjislacionin tonë.
Mbrojtja e mjedisit
Në Shqipëri, kultura e mbrojtjes së mjedisit është aplikuar vetëm pas viteve ‘90, zhvillim industrial i paqëndrueshëm.
Industria e bakrit, kromit, hekur-nikelit, si dhe industria e naftës kanë prodhuar miliona tonë mbetje industriale, të cilat janë hedhur ose depozituar pa ndonjë kujdes në drejtimin e mjedisit dhe njerëzve që jetojnë në ato zona. Trashëgimi//////////// ndotjes e quajtur ndryshe ndotja historie ose pika e nxehta mjedisore. UNEP identifikoi pesë pika të nxehta mjedisore që kërkojnë vëmendje të veçantë për shkak të rrezikshmërisë të lartë të tyre ndaj shëndetit njerëzor dhe mjedisit dhe tetë miniera uzina të përpunimit të metaleve që paraqesin kërcënim në rritje. Ministra e Mjedisit nëpërmjet identifikimit të bazuar në informacionet e kërkesën për ndërhyje nga qeverisja lokale dhe nga programe të donatorëve, të cilët kanë qenë të fokusuar në menaxhimin e mbetjeve ka si sfida krahas zbatimit të ligjit "për mbrojtjen e mjedisit", uljes së nivelit të ndotjes të ajrit në zonat e mëdha urbane e eliminimin e ndotjes së ujërave sipërfaqësore rehabilitimin e pikave të nxehta mjedisore të shkaktuara nga industritë. Thekson shfrytëzimin eficent të burimeve minerale përmes liberalizimit të tregut dhe koncesioneve në drejtim të investitorëve vendas e të huaj. Sipas strategjisë, këto koncesione duhet të përmbajnë kushte për të siguruar jo vetëm mbrojtjen, por edhe rehabilitimin e mjedisit. Një nga bashkëpunimet e miratuara, parashikojnë bashkëpunim me strukturat evropiane. Në planin afatshkurtër është marrja e veprimeve konkrete për pikat e nxehta mjedisore në Sharrë, në Patos Marinëz. Afatmesëm parashikohet vazhdimi i përpjekjeve në adresimin e pikave të nxehta mjedisore dhe reduktimin e ndotjeve të prodhuara nga rafineria e Ballshit përfshirë këtu edhe shkarkimet në lumin e Gjanicës, si dhe marrjen e masave në lidhje me ndotjen e ujit në përgjithësi.
Ndotja e ambientit ndikon në tokë, në ujë, në ushqimin që ne hamë
Kimikatet e rrezikshme në botë
Asnjë pjesë e planetit s‘është pa kimikate. Kërkimet tregojnë që peshq të kapur qindra milje larg zona të largëta si liqenet alpine dhe zonat polare nuk janë më të pastra. Kimikatet janë gjetur dhe në indin dhjamor të arinjve polarë e balenave.
Prodhimi, tregtimi, përdorimi dhe lëshimi i kimikateve sintetike njihet tashmë gjerësisht si një kërcënim global për shëndetin njerëzor dhe mjedisin. Kjo shfaqet një kërcënim për lumenjtë dhe liqenet, ajrin dhe tokën dhe si përfundim për ne dhe brezat që do të vijnë. Akoma industritë kimike në botë vazhdojnë të prodhojnë dhe lëshojnë mijëra lloje përbërjesh kimike çdo vit ku në shumicën e rasteve aspak ose shumë pak testohet ose kuptohet në lidhje me ndikimin e tyre në njerëz dhe mjedis.
Shkencëtarët llogarisin që si pasojë e pranisë së këtyre elementeve në lumenj, mbetjet toksike në tokë helmojnë ujërat tokësorë, ajrin, ushqimin, që ne hamë. (Të gjitha specialet që na rrethojnë bartin në trupin e tyre të paktën 700 kimikate të prodhuara nga njeriu. Efekte negative në shëndetin njerëzor janë tumoret, deformime të organeve seksuale, sjellje agresive dhe ulje të inteligjencës.