E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo Rezultatet e censusit ne qershor

Ministri

Ministri i Inovacionit njeheresh pergjegjes per procesin e censusit ne Shqiperi Genc Pollo beri te ditur se rezultatet e regjistrimit me te fundit do te dalin brenda muajit qershor te vitit 2012. Gjate analizes se punes se ministrise qe drejton gjate vitit 2011 Pollo eshte mjaftuar me nje pergjigje te shkurter per ceshtjen e rezultateve te censusit proces i cili ka me shume se 2 muaj qe ka perfunduar dhe kane dale vetem nje pjese e rezultateve qe kane lidhje me popullsine dhe banesat. Perplasja me e madhe e ketij procesi qe ndermerret nga ana e INSTAT-it mbetet per ceshtjen e minoriteteve. Debati per regjistrimin e etnise dhe fese duket se ka detyruar INSTAT-in te shtyje ne kohe shpalljen e rezultateve. Nderkohe qe perballe kesaj shoqatat e minoritetit ne Shqiperi kane deklaruar se nuk do ta njohin nje proces te tille dhe se do ta realizojne vete regjistrimin e popullsise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›