Spahiu Te shkurtohen mandatet e sulltaneve ne politike
Aleanca Kuq e Zi kerkoi dje ndryshime kushtetuese dhe ligjore per disa nga pushtetet qendrore e lokale ne Shqiperi. Aleanca Kuq e Zi kerkoi kufizimin e numrit te mandateve per kryeministrat kryetaret e bashkive dhe te partive politike. Sipas kreut te Aleances Kreshnik Spahiu Shqiperia po vuan pikerisht nga mungesa e rifreskimit te klases dhe elitave politike. Ne duhet te synojme eliminimin e perjetesise ne politike dhe pushtet. Nuk mund te lidhet jeta biologjike me jeten ne karrige. Nuk mund te lidhet vdekja fizike me vdekjen politike. Jane dy gjera te ndryshme. Ka ardhur koha te percaktojme disa rregulla qe dhe ndryshimi te ndodhe duke mbrojtur dhe ruajtur figurat. Te mos ndodhe qe ata qe do te vijne pas jush thjesht te hedhin balte mbi ju. Kohes se baltes dhe denigrimit te shqiptareve ndaj njeri-tjetrit ashtu sic thote Kadareja ku shqiptaret kane nje politike veteshkaterruese duhet ti japim fund. Ka ardhur koha qe kuqezinjte te ndertojne nje politike tjeter tha Spahiu.