E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresmeni amerikan Duhet te mbrohen institucionet e pavarura

Vizita Steve Chabot takime me kreret e larte te shtetit. Darke pune me Berishen

Shtetet e Bashkuara te Amerikes kerkojne forcimin e demokracise dhe funksionimin normal te institucioneve te pavarura ne Shqiperi. Zhvillimet politike ne vend sic eshte zgjedhja e presidentit duket se nuk i shpetojne fokusit te perfaqesuesve te larte amerikane. Kongresmeni amerikan Steve Chabot i mberritur ne Tirane pas nje turi ne Lindjen e Mesme ne takimin me Presidentin Bamir Topi vuri theksin ne forcimin e demokracise dhe mbi te gjitha ne funksionimin normal te institucioneve te pavarura. Qendrimi u be prezent ne takimin qe Chabot pati me Presidentin Bamir Topi. Sipas njoftimit zyrtar Chabot shoqerohej nga ambasadori amerikan Arvizu dhe ka pasur takime dhe me Kryeministrin Sali Berisha dhe Kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Presidenca ben te ditur se ne takimin me Topin kongresmeni amerikan pasi shprehu kenaqesine per kete takim me kreun e shtetit shqiptar vleresoi marredheniet e shkelqyera dhe bashkepunimin mes dy vendeve duke vene ne dukje vecanerisht kontributin e Shqiperise si nje aleate e sprovuar dhe besnike e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne misionet per ruajtjen e paqes dhe te sigurise ne Irak e ne Afganistan. Kongresmeni Chabot theksoi rendesine e konsolidimit te metejshem te demokracise te funksionimit normal te institucioneve te pavarura dhe domosdoshmerine e kryerjes se reformave te nevojshme ne Shqiperi thuhet ne njoftimin zyrtar per median. Ne kete takim pune Presidenti Topi shprehu vleresimin dhe mirenjohjen e thelle per rolin qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane luajtur qe nga njohja e shtetit shqiptar e deri ne ditet e sotme kur mbeshtetja dhe angazhimi i tyre i vazhdueshem per thellimin e gjithanshem te proceseve demokratike jane te spikatura dhe te shtrira ne te gjitha hallkat me te rendesishme per konsolidimin e demokracise dhe institucioneve shqiptare. Ne e konsiderojme perkrahjen e vendit te vlerave te demokracise me te madhe ne bote nje nder inkurajim e pergjegjesi per vazhdimesine e reformave drejt demokratizimit te plote e funksional te Shqiperise - vuri ne dukje Presidenti Topi. Ai u ndal ne vecanti ne ndihmesen e gjithanshme amerikane per anetaresimin e Shqiperise si anetare me te drejta te plote ne aleancen me te madhe te paqes dhe te sigurise ne bote ne NATO.

Ne vijim te takimit Presidenti i Republikes beri nje panorame te permbledhur te zhvillimeve politike ne vend ku nenvizoi rendesine e bashkepunimit institucional te klases politike shqiptare nen nje kulture bashkekohore komunikimi si element i domosdoshem i demokracise dhe nje parakusht per realizimin e reformave dhe proceseve te rendesishme integruese te vendit tone sidomos i reformes ne drejtesi. Me pas Chabot eshte pritur nga Kryeparlamentarja Topalli dhe nga Kryeministri Sali Berisha. E vecanta e takimit me Kryeministrin ishte prezenca edhe kryetarit te Komisionit Parlamentar te Politikes se Jashtme deputeti i PD-se Fatos Beja. Ndersa Topalli e ka pritur kongresmenin amerikan se bashku me nenkryetarin e Kuvendit socialistin Namik Dokle. Nuk dihen arsyet se pse Berisha eshte shfaqur me Bejen ne kete takim. Kryeministri Berisha vleresoi kontributin e rendesishem qe SHBA-te kane dhene ne Shqiperi permes programit te Sfides se Mijevjecarit ne sektore te rendesishem nepermjet projekteve per dixhitalizimin e procedurave dhe luftes kunder korrupsionit si realizimi i prokurimeve elektronike regjistrimi elektronik i biznesit taksat elektronike. Pas takimit Kryeministri Berisha shtroi nje darke per nder te kongresmenit Chabot dhe delegacionit qe e shoqeronte e cila kaloi ne nje atmosfere te ngrohte e miqesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›