Protesta e OJQ-ve para ndërtesës së Qeverisë
Shoqëria civile është alarmuar me dhunën e policisë, kjo e shfaqur një ditë më parë kundër qytetarëve në protestën e Vetëvendosjes.
Mësohet se 25 organizata jo-qeveritare, ditën e nesërme do të organizojnë së bashku një protestë paqësore, para ndërtesës së qeverisë kundër kësaj dhune.
Kjo protestë është në shenjë revolte ndaj qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare, duke thënë se përmes deklaratave të tyre, ata kanë legjitimuar dhunën e qeverisë ndaj qytetarëve.