E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Së shpejti do kemi shërbimin 4 G, internet të shpejtë për të gjithë

26-05-2013 / Gazeta 55

Ministri për inovacionin dhe TIK, Genc Pollo


Partia Demokratike ka investuar në zhvillimin e teknologjisë, zhvillim që ju mund ta përdorni. Kështu u shpreh dhe gjatë Konventës së PD-së, Ministri për inovacionin dhe TIK, Genc Pollo, që ndër të tjera vuri në dukje se, “Partia Demokratike ka punuar fort për t’i ofruar të gjithë shqiptarëve aftësitë, mundësitë dhe infrastrukturën që u duhet për të përfituar nga teknologjitë e reja si dhe për të konkurruar në tregun digjital. Celulari dhe interneti i kanë dhëne hov biznesit dhe jetës ekonomike në tërësi. Dhe njerëzit, pavarësisht se ku banojnë, tashmë komunikojnë me njëri-tjetrin më gjatë dhe më lirë”, tha Pollo, duke shtuar se “shqiptarët kanë akses në internet 15 herë më shumë se në vitin 2005. Ky është zhvillim që ju e përdorni.  "Interneti është shumë herë më i shpejtë sepse janë shtruar rrjete digjitale anembanë vendit. Ky është zhvillim që ju e përdorni. Ne kemi vendosur 24.000 kompjutera në 2.000 shkolla në Shqipëri te lidhur me internet broadband. Ky është zhvillim që çdo nxënës mund ta përdore. Posta Shqiptare ka ndërtuar 1.200 Pika Aksesi Publik të pajisura me internet falas dhe ky është zhvillim që gjithë qytetarët mund ta përdorin. Ne kemi Facebook-un, skype-in, dhe mund të gjejmë online çfarëdo informacioni të duam. Sot per cdo dy shqiptare kemi tre celulare ndërsa çmimet i thirrjeve e bisedave kane zbritur deri në 75%. Kemi vendosur 24 mijë kompjuterë në shkolla. Sot për cdo shqiptar kemi 2 telefona, dhe cmimet e telefonisë celulare janë më të ulëta. Kemi futur shërbimin 3 G dhe do fusim së shpejti shërbimin 4 G. Sot aplikojmë online për patentë, për maturën shtetërore. Kemi shërbim elektronik për qendrën kombëtare të regjistrimit të biznesit. Sistemi doganor është dixhital sot duke e bërë zhdoganimin e mallrave shumë shpejt. Bizneset mund të kontrollojnë taksat përmes telefonit dhe i paguajnë madje online”, theksoi ministri Pollo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›