Pollo: Votim elektronik në disa komuna për lokalet 2011
26/07/2010 Qeveria përgatit projekt pilot për procesin zgjedhor
Qeveria shqiptare po punon për përgatitjen dhe më pas zbatimin e një projekti pilot që synon aplikimin e votimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme lokale, mars-prill 2011. Por vënia në zbatim e këtij projekti kërkon edhe konsensusin e opozitës, e cila së bashku me mazhorancën duhet të realizojnë reformën zgjedhore, pjesë e të cilit do të jetë edhe projektit i Qeverisë, me qëllim futjen në zbatim të tij. Genc Pollo, ministër për Teknologjinë dhe Inovacionin, gjatë një prononcimi për mediat flet për element të këtij projekti, i cili është parashikuar të aplikohet fillimisht vetën në disa komuna. “Për këtë duhet një konsensus me opozitën. Mund të operohet me bashki apo me komuna pilot, por kjo duhet përcaktuar relativisht herët, në mënyrë që të përcaktohen shpenzimet”, deklaroi Pollo. Aplikimi në mënyrë të kufizuar i këtij projekti, siç sqaroi ministri për Teknologjinë, varet nga koha e pakët që Qeveria si palët ka në dispozicion. “Meqë nuk kemi të bëjmë vetëm me një personel që mund të trajnohet në një afat të shkurtër, por do kemi të bëjmë me gjithë popullsinë që voton, nga më të rinjtë, ata që mbushin moshën për të votuar për herë të parë deri tek më të moshuarit që kanë të drejtë të votojnë, ata duhet të mësojnë që votohet në një mënyrë të re, sepse kanë 20 vjet që votojnë me fletë votimi dhe t’i vësh përpara një ekran, një tastierë apo si do gjendet edhe zgjidhja teknike kërkohet kohë përpara që t’i thuhet se do votoni në këtë mënyrë”, tha Pollo. Ai nuk jep detaje se në cilat komuna do të aplikohet projekti pilot i votimit elektronik, por e vlerëson projektin si një hap shumë të rëndësishëm për të rritur akoma më tepër transparencën e procesit të votimit, si procesi më i kontestuar në 20 vitet e fundit në vendin tonë. Realizimi i reformës zgjedhore varet nga zgjidhja e ngërçit politik mes palëve, pasi Partia Socialiste ka kushtëzuar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit me pjesëmarrjen në realizimin e reformës. Kjo mbetet për t’u parë në fillim të sesionit të radhës, kohë kur mendohet se do të marrë rrugëzgjidhje edhe ngërçi politik që ka përfshirë politikën shqiptare.
Pak kohë më parë partitë politike u përfshinë në debatin mbi realizimin e votimit elektronik për zgjedhjet lokale. Ndërsa Kryeministri Berisha u deklarua i hapur për realizimin e një procesi të tillë, kreu i selisë rozë, Edi Rama, e vlerësoi, por tha se është e parealizueshme. Votimi përmes internetit prej vitesh aplikohet në vende të ndryshme të botës. Synimi kryesor i kësaj mënyre votimi është dhënia e mundësisë së votimit për një grup të caktuar zgjedhësish, sidomos ata që jetojnë jashtë kufijve, personat me aftësi të kufizuar apo të moshuarit. Një nga avantazhet më të mëdha të kësaj mënyre votimi është shpejtësia. Votuesit mund të ndryshojnë votën e tyre disa herë deri në afatin e fundit të vendosur nga autoritetet përgjegjëse të procesit zgjedhor.