E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo kundër ambasadorit Arvizu: Shaqiri ka përdorur SHISH për politikë

Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, i është kundërpërgjigjur menjëherë ambasadorit amerikan në Tiranë, pas vlerësimeve të tij të skajshme për ish kryetarin e SHISH, Bahri Shaqiri.

I pyetur nga Ora News, Pollo duke iu referuar ngjarjeve të 21 janarit, theksoi se kjo agjenci i ka fshehur Qeverisë informacione të rëndësishme për përdorimin e dhunës në protestë.

Sipas Pollos, kjo është bërë për interesa politike në shërbim të opozitës.

Deklarata është një përgjigje e tërthortë për ambasadorin e SHBA, Aleksandër Arvizu, i cili vlerësoi lart rolin e Shaqirit në krye të SHISH dhe i bëri thirrje kryetarit të ri të SHISH, të ndjekë rrugën e tij.

Genc Pollo, i cili ka qenë për tre vite shef i kreut të ri të SHISH, Visho Ajazi, i ka quajtur të stisura dhe të ekzagjeruara deklaratat opozitare për përdorimin e shërbimit sekret nga Qeveria nën drejtimin e Visho Ajazi Likës.

Sipas ministrit të TIK, është nonsens të kërkosh që SHISH të jetë i pavarur, pasi detyrë e kësaj agjencie është t`i shërbejë Qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›